Covid 19

PYETJE TË SHPESHTA LIDHUR ME COVID-19

Cfarë është COVID-19?

COVID-19 është nje sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus në familjen e koronaviruseve. Ka shumë tipe te koronaviruseve, dhe zakonisht këta shkaktojnë sëmundje të lehta të sistemit respirator. COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, dhe për të parën herë është zbuluar në Vuhan, Kinë.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

Simptomat e COVID-19 zakonisht përfshijnë ethe, kollë, dhe lodhje. Disa pacient ndjejnë dhembje, kongjestion në hundë, rrjedhje të hundës, dhembje në fyt, apo diare. Shumica e njerëzve kurohen nga ky virus pa pas nevojë për trajtim special, por disa mund të sëmuren seriozisht dhe të zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Të vjetrit, dhe ata me probleme shëndetësore si ato të zemrës, shtypja e lartë e gjakut, apo diabeti, janë më të prirur që të zhvillojnë simptoma të rënda.

Si bartet COVID-19?

COIVD-19 përhapet përmes kontaktit me individ tjerë të infektuar. Virusi përhapet kur një person me COVID-19 kollitet apo liron frymën, duke liruar kështu pikëza në ajër dhe në hapesirat përreth. Njerëzit mund të preken nga COVID-19 duke thithur këto pikëza, ose duke prekur një sipërfaqe të infektuar dhe më pas sytë, hundën, apo gojën. Për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, është me shumë rëndësi që secili afër zonave të prekura të ndërmer masa që të reduktoj kontaktin me të tjerët. Ne rekomandojmë fuqishëm që të shihni udhërrëfyesit tanë për rekomandimet e detajuara se si të parandalohet përhapja e COVID-19.

Si trajtohet COVID-19?

Nuk ka trajtim anti-viral për COVID-19. Për shkak se kjo sëmundje shkaktohet nga një virus, as antibiotikët nuk janë efektiv. Njerëzit me ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje do të duhej të kërkojnë kujdes shëndetësor sa më herët që të lehtësojnë simptomat dhe të zvogëlojnë riskun e zhvillimit të një infeksioni serioz.

Si mund të mbroj veten dhe të tjerët nga ky virus?

Fillo me pastrimin e duarve mirë e mirë dhe shpesh! Duart mund ta kapin koronavirusin përmes kontaktit me pikëza të infektuara. Fërko duart me sapun për së paku 20 sekonda, dhe më pas shpërlaj dhe thaj duart. Nëse sapuni dhe uji nuk të gjinden, një sanituzues alkoolik mund të mbyt virusët që të janë ngjitur në duar. Jashta momentit kur i lanë duart shmangiu prekjes së syve, hundës, dhe gojës në mënyrë që të parandalosh virusët që të hyjnë në trupin tënd. Nëse dikush afër teje po kollitet apo po teshtinë, mbaj distancë prej së paku një metër në mënyrë që të shmangësh mundësinë që të thithësh pikëzat që mund të kenë virus. Nëse ti kollitesh apo teshtinë, mbulo gojën dhe hundën me bërryl apo faculetë. Më e rëndësishmja, nëse nuk ndjehesh mirë, rri në shtëpi. Nëse ke ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje, thirr shërbimet shëndetësore që të të tregojnë se si të vazhdosh tutje për një kontrollë mjekësore.

Ne rekomandojmë fuqishëm që të rishikoni udhërrëfyesit tanë për rekomandime të detajuara për individ, komunitete, biznese, dhe qeveri.

Njoftohen të gjithë studentët si dhe stafi akademik i Kolegjit “Pjeter Budi”, me qëllim të përmbajtjes së rekomandimeve të dhëna nga IKSHP dhe Rektorati i Kolegjit që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë mbajtjes së provimeve duhet të respektohen masat si më poshtë.

• Të gjithë studentët dhe stafi akademik duhet të kenë maska  gjatë gjithë kohës së zhvillimit të provimit si dhe gjatë konsultimeve dhe kontakteve të ngjajshme me studentë;

• Provimet do të organizohen në atë mënyrë që numri i studentëve në klase të jetë në përputhje me rekomandimet për mbajtjen e distancës;

• Duhet të shmanget grumbullimi i studentëve jashtë sallave të dedikuara për mbajtjen e provimeve;

• Studentët rekomandohen të jenë në objektin e Kolegjit dhe pranë sallës së paraparë për mbajtjen e provimit jo më herët se 10 min. para fillimit të orës së provimit dhe posa të përfundojnë provimin duhet të largohen menjëherë nga objekti i Kolegjit;

• Mos-përmbajtja ndaj këtyre rregullave do të rezultojë me përjashtimin nga e drejta e provimit.

Bashkëpunimi i studentëve dhe stafit akademik është shumë i rëndësishëm në këto rrethana andaj ne ju falenderojmë përaprakisht për mirëkuptim

 Kolegji “Pjetër Budi” ju dëshiron shëndet dhe kalim sa më të shpejtë të kësaj situate!