Loading

TEKNOLOGJI INFORMATIVE

Department : Teknologji Informative

Overview

Level of Study Shkollim Profesional
Intake Capacity 18

Themelimi i Shkollës Profesionale për TI do të ju ofroj trajnime dhe nxënie të mësimeve të gjithë atyre që kanë njohuri elementare në lëmin e Teknologjisë Informative përmes programeve të specializuara të cilat janë të bazuara kryesishtë në punë praktike dhe aplikmin praktik i njohurive nga kjo sferë.

Kjo shkollë profesione nuk kërkon shumë shpenzime dhe po ashtu është e përshtatshme për shumicën e studentëve./ Qasja në këtë shkollë lejohet edhe pa test mature!

Fokusi kryesor i shkollës do të jetë specializimi dhe në fusha të caktuara dhe përgaditja e studentëve për tregun e punës duke tentuar që të iket nga parimi i mësimit teorik.

Programi i studimit “Teknologji e Informacionit” ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe në disiplinat mbështetëse.

Programi synon të formojë specialistë me kompetenca të zgjeruara praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.

Objektivat e programit të studimit përfshijnë:

Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike dhe praktike në funksion të teknologjisë së informacionit.
Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të harduerëve mbështetës të sistemeve informatike.
Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
Të diplomuarit do të mund të fitojnë aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si: përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë të një baze të dhenash;
Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave e proceseve të biznesit;
Mundësitë e punësimit

Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist i teknologjisë së informacionit:

  • Në administratën publike dhe private;
  • Në kompani të ndryshme në pozitën e IT-së apo ndihmës i IT-së;
  • Në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore, etj.
  • Menaxhues të Sistemeve të Informacionit;
  • Administratorë të bazave të të dhënave
  • Editues i imazheve
  • Mirëmbajtës Web-faqesh
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/