Loading

Kategori: Revista

Punimi i Dr. Orhan Çekut në Yearbook of Antitrust and Regulatory Studies

Punimi me titull “Competition Law in Kosovo: Problems and Challenges” (E drejta e Konkurrencës në Kosovë: Problemet dhe Sfidat”) i  Dr. Orhan Çekut u botua në revistën prestigjioze shkencore “Yearbook of Antitrust and Regulatory Studies”Vol. 2015, 8(11).

“Yearbook of Antitrust and Regulatory Studies” është revistë shkencore me recension ndërkombëtar e cila botohet nga Centre for Antitrust and Regulatory Studies University of Warsaw.

Autori në këtë punim ka shpjeguar në mënyrë të detajuar zhvillimin, funksionimin, problemet dhe sfidat me të cilat përballet e drejta e konkurrencës në Kosovë.

Punimi është botuar pas një procesi një vjeçar të vlerësimit nga dy komisione recensuese ndërkombëtare.

Përmes vlerësimit të punimit, autori ka promovuar të arriturat dhe sfidat e Kosovës si shtet i ri në arenën ndërkombëtare.

Punimin në formë elektronike mund ta lexoni në linkun në vijim:Yearbook_8_11_2015_info

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Në “Pjetër Budi” u promovua libri “Ia dolëm”

Kolegji “Pjetër Budi” promovoi sot librin e Ulpiana Lamës “Ia dolëm!”, një homazh për Kosovën në 15 vjetorin e çlirimit.

Në amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi” në praninë e shumë mysafirëve u prezantua një projekt ku autorja Lama rrëfen për ngjarjet të cilat i ka përmbledhur në librin e saj “Ia dolëm”.

Libri është përmbledhje e artikujve publicistikë të botuar ndër vite nga autorja në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në parathënien e librit, Ermal Hasimja shkruan se shkrimet e përmbledhura në libër prekin temat më të ndjeshme të pasluftës, nëpërmjet një analize të kthjellët dhe me guxim të autores.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Në Kolegjin “Pjetër Budi” u mbajt Dita e Hulumtimeve Shkencore

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” kanë prezantuar të premten, më 28 qershor, rezultatet e hulumtimeve të realizuara gjatë semestrit veror të vitit akademik 2012/2013, në kuadër të Ditës së Hulumtimeve Shkencore.

Studentët, të ndarë në grupe, kanë realizuar hulumtime në tema si legjislacioni dhe funksionimi i shoqërive tregtare, transporti ndërkombëtar, narkotikët dhe pasojat e substancave narkotike etj.

Prof. Dr. Orhan Çeku, ligjërues dhe bartës i hulumtimeve shkencore në kolegj tha se rezultatet e hulumtimeve shkencore të prezantuara do të publikohen dhe do të jenë subjekt i inkorporimit në projekte akademike dhe zhvillimore në Republikën e Kosovës.

“Këto hulumtime shkencore e kanë edhe dimensionin e nxitjes dhe profesionalizimin e studentëve për projekte zhvillimore – hulumtuese. Për këtë shkak, secili prej anëtarëve të stafit akademik (profesorëve) pjesë për zhvillimin e syllabusit të lëndës ka realizimin e punës praktike me studentë”, theksoi ai.

Temat e hulumtimeve përzgjidhen nga stafi akademik në bashkëpunim me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” dhe realizohen në praktikë çdo semestër.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

U botua numri i ri i revistës “Studenti”

Prishtinë, 22 gusht
Ka dalë nga shtypi numri i ri, i dyti me radhë i revistës “Studenti”, e cila botohet nga Organizata Studentore e Kolegjit “Pjetër Budi”, Prishtinë.
Revista përmban material të larmishme, duke filluar nga oferta e “Pjetër Budit” për studentët e rinj dhe ngjarjet e organizimet e shumta të këtij institucioni të arsimit të lartë, e deri te materialet e shkruara nga studentët.
Po ashtu, në revistë janë përfshirë edhe intervista me studentët, të cilët flasin për të arriturat dhe përvojat e tyre në Kolegjin “Pjetër Budi”.
Në një shkrim të tij në revistë, dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, prof. dr. Nuhi Rexhepi thotë se ky institucion synon t’i sigurojë studentit një formim të mirë shkencor, teorik e praktik, jo vetëm aftësim në fushat përkatëse, por t’u japë edhe mundësi tjera të punësimit ose studimit të mëtejshëm.
Ndërkaq studentja Marigona Dragusha, në një intervistë për revistën, porosit të rinjtë që, nëse kërkojnë kuadër të kualifikuar akademik, staf profesional dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre, atëherë Kolegji “Pjetër Budi” është zgjedhja më e mirë.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Revista “Studenti” në vëllimin e dytë

Organizata Studentore “Studenti për Studentin” e Institutit “Pjetër Budi” botoi nr. 2 të revistës elektronike “Studenti”.
Në këtë numër janë botuar disa nga punimet seminarike të studentëve në drejtimet Doganë dhe Shpedicion dhe Turizëm dhe Hoteleri, të përzgjedhura nga profesorët si më të mirat.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Revista Studenti

Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Hotelerisë kanë botuar punimet e tyre seminarike, në botimin e parë të revistës “Studenti”. Kjo revistë publikohet nga Organizata Studentore e Kolegjit “Pjetër Budi”
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Doli nga shtypi numri i ri i revistës shkencore “Logos”

 

 

Ka dalë nga shtypi numri i ri, i gjashti me radhë, i revistës shkencore të Kolegjit “Pjetër Budi”, “Logos”. Revista përmban punime, në gjuhën shqipe dhe angleze, të cilat janë prezantuar në konferencën shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi ekonomik si bazë për krijimin e vendeve të reja të punës”, organizuar nga “Pjetër Budi” muajin e kaluar. Punimet shkencore të prezantuara trajtojnë aspekte të ndryshme të lidhura me temën bosht – që nga roli i teknologjisë informative në zhvillim dhe punësim, menaxhimi strategjik i resurseve njerëzore dhe zhvillimi e ngritja e performancës së ndërmarrjeve publike, deri te ndikimi i ligjit në gjenerimin e vendeve të punës. Konferenca shkencore ndërkombëtare e Kolegjit “Pjetër Budi” është tradicionale dhe sivjet është organizuar në dhjetëvjetorin e punës akademike dhe shkencore të këtij institucioni. Me këtë rast është botuar edhe ky numër i revistës shkencore “Logos”.

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

“LOGOS” trajton tema nga tri fusha

Prishtinë, 2010 – Instituti për Studime i Shkencave Organizative – Aplikative “Pjetër Budi” nxori numrin e tretë të revistës shkencore “LOGOS”.
Ky numër i revistës përqendrohet kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë, administartës publike dhe banka e sigurime.
Revista Logos 3 gjithashtu përmban disa nga punimet e prezantuara në tryezën “Administrata publike dhe sfidat e reformimit të saj” organizuar nga Instituti “Pjetër Budi” në Prishtinë.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/revista">