Loading

Kategori: Marreveshjet

Një tjetër Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua sot në Kolegjin “Pjeter Budi”

Sot, datë 16.12.2020, Rektori i Kolegjit “Pjeter Budi” – Artan Haziri dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kolegjit – Anila Mustafa, pritën në takim një delegacion nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, të udhëhequr nga Kryetari, Z. Hysen Sogojeva.

Me këtë rast, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim që studentët e Kolegjit “Pjeter Budi”, drejtimi Menaxhim i Turizimit dhe Hotelierisë, të angazhohen në cilësinë e praktikantëve (me mundësi punësimi) në kompani të ndryshme turistike dhe hoteliere.

Ky Memorandum është një super mundësi për studentët tanë!

Urime!

Share this:

KOLEGJI “PJETËR BUDI” DHE “ILLYRIA LIFE” SH.A NËNSHKRUAJNË MOU

Me datë 10.12.2020, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Kolegjit “Pjeter Budi” – Prishtinë dhe Kompania për Sigurimin e Jetës “Illyria Life Sh.a.

 Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është punësimi i 20 studentëve të Kolegjit “Pjeter Budi” me qëllim të këmbimit të përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët.

Marrëveshje të tilla bashkëpunimi kanë për synim punësimin e studentëve tanë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Andaj, Kolegji “Pjeter Budi” do të vazhdojë në jetësimin e këtij synimi.

Share this:

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/