Loading

Kategori: Lajme

KOLEGJIT “PJETËR BUDI” SHËNON 14 VJETORIN E THEMELIMIT

Para saktësisht 14 viteve u themelua, një institucion prestigjioz i arsimit universitar – Kolegji “Pjetër Budi”. Ky Kolegj cilësor u themelua më 27 maj 2005, më qëllimin për t’i shërbyer vendit me arsim kualitativ, edukim të brezave dhe shkencë moderne. Pas licencimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Kolegji “Pjetër Budi” filloi veprimtarinë e vet në vitin akademik 2005/2006 me drejtimin Doganë dhe Shpedicion dhe për t’u zgjeruar viteve në vazhdim me programe akademike tjera, si Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë, Sigurime, Administrim Biznesi, Juridik, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Menaxhim i Marketingut dhe Banka – Kontroll Financiar (Polici Financiare) në Baçelor dhe Doganë & Shpedicion, Menaxhment, Menaxhim i Sigurimeve, Menaxhim i Turizmit & Hotelerisë në nivelin Master.

Gjatë kësaj periudhe kohore të punës akademike e shkencore, Kolegji “Pjetër Budi” ia ka dalë të bëhet lider në fushën e arsimit universitar – me programe zhvillimore unike, me staf akademik profesionist dhe me studentë të përgatitur për tregun e punës.

Për gjatë viteve të funksionimit, “Pjetër Budi” ia ka dalë të bëhet qendër e rëndësishme e zhvillimeve akademike, shkencore e shoqërore.

Ish-studentët dhe studentët aktualë të “Pjetër Budit” janë krenaria e këtij institucioni. Ata mund t’i hasësh kudo, në pozita të rëndësishme, në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

Kolegji “Pjetër Budi” është bërë sot sinonim i dijës, shkencës dhe cilësisë në Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Ish-studentja e Kolegjit “Pjetër Budi”, Selma Miftari punësohet në Gjermani

Ish-studentja e Kolegjit “Pjetër Budi”, Selma Miftari është njëra nga shumë studentët që Kolegji “Pjetër Budi” i ofroi mundësi për studime cilësore të cilat do ta dërgonin edhe deri tek punësimi.

Selma ka fituar punë me kontratë 2 vjeçare në një firmë në Hamburg të Gjermanisë,  në departamentin e  Exportit – Importit.

Selma ka filluar procesin e njohjes dhe nostrifikimit të diplomës së fituar në Kolegjin “Pjetër Budi” në Essen të Gjermanisë, proces të cilin e mbaroj shumë suksesshëm dhe i’u pranua titullin BA në “Doganë dhe Shpedicion” edhe në Gjermani. Kurse diploma e nivelit Master që Selma po ashtu fitoj në Kolegjin “Pjetër Budi” bëri që Selma të sigurojë dhe avancim në punë.

Kontrata që ka fituar Selma mbështetët në shkollimin që ajo ka mbaruar në Kolegjin “Pjetër Budi” departamenti: BA. në “Dogane dhe Shpedicion” dhe Masterin në “Menaxhment”! 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime “Dita e Evropës”

Urime “Dita e Evropës” të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndonëse ende jemi të pa integruar në familjen evropiane, ne po festojmë ditën e Evropës. Festojmë mbi të gjitha për vlerat demokratike dhe të qytetarisë, të cilat shoqëria jonë i gëzon. Urime!

Sipas kalendarit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës dita e Enjte 09 Maj 2019 është “Dita e Evropës”  andaj do të jetë ditë pushimi!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Diplomimet Master në Kolegjin “Pjetër Budi”

1. Alban RAMIQI, mbrojti temën master me titull “Menaxhimi i Riskut në Sigurime – Rast studimi: Kosova” dhe fitoi gradën shkencore : Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhimi i Sigurimeve.

2. Ardita SPAHIJA, mbrojtitemën master me titull “Menaxhimi i Risqeve në Kompanitë e Sigurimeve me anë të Risigurimit” dhe fitoigradën shkencore: Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhimi i Sigurimeve.

3. Sellma MIFTARI, mbrojtitemën master me titull “Motivimi i të Punësuarve në Bankat Komerciale në Kosovë” dhe fitoi gradën shkencore: Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhment.

4. Xhemail LIKOVIQ, mbrojti temën master me titull “Kompanitë e Sigurimit si nxitëse e ivestimeve në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë” dhe fitoi gradën shkencore: Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Trajnim në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Me moton “Apliko suksesshëm për një vend pune”  Kolegji “Pjetër Budi” organizon trajnim në fushën e  Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Trajnimi mbahet  me datat 7 dhe 14 Maj në Kolegjin “Pjetër Budi” duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 12.00

Trajnimi do të organizohet për:

  • Orientim në karrierë    
  • Hulumtimi i konkurseve
  • Plotësimin e aplikacioneve për punë
  • CV dhe letër motivimi
  • Intervista për punë

Trajnimi mbahet në Kolegjin “Pjetër Budi” dhe të gjithë të interesuarit që duan ta ndjekin këtë trajnim duhet të lajmërohen në administratën e Kolegjit.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime Muaji i Ramazanit

Kolegji “Pjetër Budi” ju uron muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve musliman, këtë muaj të mëshirës, sakrificës dhe begatisë.

Urojmë që në këtë muaj të mbretërojë paqja, përkushtimi ndaj Zotit dhe solidariteti në mes njerëzve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime 1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punës

Urime 1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punës. Kjo ditë i dedikohet punëtorëve në mbarë globin, të cilët me punën e përkushtim ndikojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

Poashtu iu njoftojmë se në Kolegjin “Pjetër Budi” nuk do të punohet ditën e mërkurë, me datë 01/05/2019.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime Festën e Pashkëve Ortodokse

Kolegji “Pjetër Budi” uron te gjithë besimtarët ortodoks gëzuar Pashkët. Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat në jetë  dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja.

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, me rastin e festës “Pashkët Ortodokse”, në Kolegjin “Pjetër Budi” nuk do të punohet ditën e hënë, me datë 29/04/2019.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS)

Kjo marrëveshje bashkëpunimi lidhet në Kolegjin“Pjeter Budi”, mes Dekanit Prof. Ass. Dr. Orhan Ceku dhe Prof.Ass. Ines Dika, përfaqësuese e përhershme e S.T.A (Country Master Distributor for ETS), bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ për Gjuhët për ciklin e studimit të dytë apo të tretë, të datës 22/02/2018, Prot. 912.

Objekti i këtij protokolli është të garantojë bashkëpunimin midis Kolegjit “Pjeter Budi”dhe S.T.A, me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës Angleze e Frenge dhe të garantojë çertifikimin zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit.

STA merr përsipër të testojë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”dhe jo vetëm, në formatin “paper based”  dhe zgjasin vetëm 2 ore. Testet  janë për Gjuhen Angleze, përkatësisht 2 variantet e testeve, TOEFL ITP® dhe TOEIC® L&R dhe për Gjuhen Frënge, përkatësish testi TFI™. Te tre testet janë të akredituara nga CEFRL si teste të standardizuar për njohjen e gjuhës angleze dhe frënge, si dhe nga Udhëzimi Administrativ i mësipërm. Rezultatet vijnë brenda 7 ditë pune dhe do të tërhiqen në Kolegjin “Pjetër Budi” .

Siguron që studentët e testuar të deklarojnë qartë nëpërmjet aplikimit Online: https://sta-edu.com/registration/, të dhënat personale si emër, mbiemër, numrin e kartës së identitetit, vendlindjen dhe vendbanimin e të dhëna të tjera.

Poashtu  STA merr përsipër korrigjimin, shpërndarjen dhe administrimin e testeve, duke ruajtur Standardin Ndërkombëtar, nëpërmjet një stafi tërësisht amerikan.

Për të gjithë studentet dhe stafin akademik të “Pjetër Budi”, ofron falas te gjitha  materialet didaktike dhe ligjëratat informuese.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/