Loading

Kategori: Lajme

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë shpall KONKURS

                                                                  KONKURS
                   për plotësimin e vendeve të lira të punës për stafin akademik:
1. Dr. dhe Mr. i shkencave ekonomike (Financa Publike, Kontabilitet, Sistem Fiskal, Marketing, Tregti dhe Biznes Ndërkombëtar, Transport Ndërkombëtar, Shpedicion Ndërkombëtar, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Ndërmarrësi, Bazat e Shitjes, Kontroll Financiar, Kontroll Tatimor dhe Doganor, Sistem Doganor, Menaxhim i Riskut)
2. Dr. dhe Mr. i shkencave juridike (E Drejta në Turizëm dhe Hoteleri, E Drejta Afariste, Procedura Administrative,Doganore, Kriminalitet Financiar, Politika Kriminale, E Drejta në Sigurime, E Drejta Evropiane, Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni, Kriminaliteti Kompjuterik)
3. Dr. i shkencave kompjuterike
4. Dr. i Matematikës (Matematikë Aktuare, Statistikë)
5. Dr. i Kimisë (Njohja Doganore e Mallrave, Njohja e Mallrave me Shkencën e Ushqimit
6. Dr. i Gjeografisë (Gjeografia Turistike, Destinacioni Turistik)
7. Dr. i Bujqësisë (Turizmi Rural)
8. Dr. i Historisë (Trashëgimia Kulturore)
9. Dr. i Sociologjisë
10. Lektor i Gjuhës Angleze
Të interesuarit për vendet e punës duhet të paraqesin dokumentacionin si në vijim:
1. Letër motivimi
3. Kopje të diplomave/certifikatave të përgatitjes profesionale
4. Kopje të një dokumenti identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë)
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është 16.09.2013.
Të interesuarit duhet t’i dërgojnë dokumentet nëpërmjet email adresës pjeterbudi@gmail.com.
Informatat shtesë mund të merren në telefonat 038 234 566, 044 163 372 dhe 049 163 372, ose  nëpërmjet emailit pjeterbudi@gmail.com.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Afaristë të njohur nga Gjermania vizituan Kolegjin “Pjetër Budi”

Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare, në Kolegjin “Pjetër Budi” ishin për vizitë pune afaristë të njohur nga Gjermania.

Pronari i firmës Ma-Tax Consulting GmbH,Karl Heinz Matt, së bashku me Clemens Sexauer dhe Roman Bertram, të cilët janë pronarë të kompanisë BEO GmbH, si dhe Burim Neziri, bashkëpronar i kompanisë FAMA Sh.P.K. në Gjermani, me qëllim të zhvillimit të Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion, ofruan mundësin që studentë nga Kolegji “Pjetër Budi” të dërgohen për studime tremujore në Gjermani, me theks të veçantë në lëmin e Doganave dhe Shpedicionit.

Udhëheqës i Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion, prof. dr. Orhan Çeku, tha se menjëherë do të fillojnë përgatitjet për dërgimin e studentëve në vizitë studimore në Gjermani.

“Stafi i kolegjit shprehu interesimin për bashkëpunim me kompaitë të cilat përfaqësojnë mysafirët dhe ne shumë shpejt do të fillojmë përgatitjet për dërgimin e studentëve në vizitë studimore në Gjermani. Shpresojmë që në fillim të muajit tetor, studentët do të fillojnë praktikën tremujore në disa prej kompanive më prestigjioze të Gjermanisë”, theksoi Çeku.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Universiteteve të doganave

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë, tashmë është anëtar i Rrjetit Ndërkombëtar të Universiteteve të Doganave (International Netëork of Customs Universities), anëtarë të të cilit janë rreth 200 universitete nga mbarë bota. Pjesë e këtij rrjeti të rëndësishëm akademik botëror janë universitete nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-së, Kanadasë, Amerikës Latine, Australisë, Afrikës, Japonisë dhe vendeve tjera nga Azia.

Prej universiteteve dhe institucioneve të vendeve të Bashkimit Evropian, anëtarë janë universitete të njohura, si ai i Muensterit të Gjermanisë, Qendra për Studime dhe Hulumtime Zhvillimore Ndërkombëtare e Universitetit Auvergne në Francë, Akademia Gjermane për Tregti të Jashtme dhe Transport në Bremen të Gjermanisë, Universiteti i Notingemit për Biznes dhe Menaxhment në Notingem të Anglisë, Universiteti i Veronës në Verona të Italisë etj.

Kolegji “Pjetër Budi” ka bashkëpunim të ngushtë me këto institucione të arsimit të lartë që ofrojnë studime në fushën e doganës dhe shpedicioni. Gjithashtu, Kolegji “Pjetër Budi” rregullisht merr pjesë në takimet dhe konferencat shkencore që organizohen nga kjo organizatë prestigjioze botërore.

Në linkun në vazhdim mund të shihni se Kolegji “Pjetër Budi” është anëtar i këtij rrjeti ndërkombëtar:

https://incu.org/cgi-bin/allegro.pl?directory

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” me ofertë speciale për studime

Kolegji “Pjetër Budi” ka prezantuar ofertën e veçantë për studime, në të gjitha drejtimet dhe në të dy nivelet – Bachelor dhe Master.

Kështu, për regjistrim në studimet Bachelor, studentët e shkëlqyeshëm përfitojnë 20 % zbritje, për grupe deri në veta – 5 % zbritje (BA dhe MA), për grupe deri në dhjetë veta – 10 % zbritje (BA dhe MA), për dy pjesëtarët të një familjeje – 10 % zbritje (BA dhe MA), për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (për studime në departamentin Polici Financiare) – 20 % zbritje (BA dhe MA), për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Doganës së Kosovës 20 % zbritje (BA dhe MA), si dhe për studentët e “Pjetër Budit deri 20 % zbritje (MA).

Kolegji “Pjetër Budi” ofron edhe lehtësira të tjera, siç është mundësia e pagesës për studime deri në 12 këste.

Po ashtu, “Pjetër Budi” ofron mundësi dhe për bursa studimi.

Kolegji “Pjetër Budi” ofron studime universitare në drejtime unike dhe zhvillimore, siç janë Doganë dhe Shpedicion, Sigurime, Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Sigurime, Administrim Biznesi, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Banka-Kontroll Financiar (Polici Financiare) dhe Menaxhim i Marketingut (në nivelin Bachelor), si dhe Menaxhment, Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë, Menaxhim i Sigurimeve dhe Doganë e Shpedicion (në nivelin Master) .

 

Konkursi për regjistrimin e studentëve në afatin e parë vazhdon të jetë i hapur deri më 9 gusht 2013.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

“Pjetër Budi” shpall konkursin për studentët e rinj – APLIKO!

Prishtinë, 9 korrik

Kolegji “Pjetër Budi” ka shpallur të hapur konkursin për vitin akademik 2013/2014.

Programet studimore, në të cilat studentët mund të regjistrohen këtë vit janë Doganë e Shpedicion (Bachelor dhe Master), Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë (Bachelor dhe Master), Administrim Biznesi (Bachelor), Sigurime (Bachelor dhe Master) dhe Menaxhment (Bachelor dhe Master).

Ju duhet të studioni në “Pjetër Budi” sepse është institucioni akademik më prestigjioz në rajon, me drejtime zhvillimore dhe unike dhe me garanci për punë dhe karrierë të suksesshme!

Studentët mud të zgjedhin të studiojnë në studime të rregullta, studime pa shkëputje nga puna dhe me korrespondencë.

Kolegji “Pjetër Budi” ofron zbritje për kategori të ndryshme, si: për nxënës të shkëlqyeshëm 20% zbritje, grupe deri në pesë veta 5%, grupe deri në dhjetë veta 10%, dy pjesëtarë të një familjeje 10%, pjesëtarët e Policisë së Kosovës 20%, pjesëtarët e FSK-së 20%, pjesëtarët e Doganës së Kosovës 20% dhe studentët e “Pjetër Budit” deri në 20% zbritje për vazhdimin e studimeve Master.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e secilit vit të shkollës së mesme, certifikata e lindjes, fotokopja e letërnjoftimit dhe tri fotografi.

Karriera juaj fillon këtu. REGJISTROHU EDHE TI!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” organizon kurs shtesë për IT

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha programeve të Kolegjit “Pjetër Budi”, të cilët janë të interesuar për çështje të ndryshme të IT-së (si për formatizimin e kompjuterëve, riparime të ndryshme në hardver, për ndërrimin e HDD memories, etj.) se Kolegji “Pjetër Budi” me datë 21.12.2017, ditë e enjte, prej orës 16:00, fillon organizimin e një kursi shtesë për IT me ekspertin e IT-së së Kolegjit “Pjetër Budi”, z. Muhamed Kastrati, ku do të demostrohen konkretisht shumë çështje të Teknologjisë Informative.Kursi është pa pagesë.

Kolegji “Pjetër Budi” thjeshtë përmes këtij kursi ka për qëllim zgjerimin e njohurive të studentëve të tij për çështje të IT-së në mënyrë që të përdorët teknologjia në performancat e tyre, ashtu që rezultatet e punës së tyre të jenë më të mëdha në fushat që ata angazhohen.Ju mirëpresim.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” ndihmon fëmijët me autizëm

Kolegji “Pjetër Budi” ka organizuar  aktivitet për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar fëmijët e prekur me autizëm. Me këtë rast studentët e profesorët kanë pasur mundësi të blejnë produkte ushqimore të përgatitura nga stafi i kolegjit, me çmime simbolike, ndërkaq mjetet financiare që janë grumbulluar nga shitja e produkteve iu janë dedikuar fëmijëve të prekur me autizëm.

Këtë aktivitet Kolegji “Pjetër Budi” e organizon çdo vit në mbështetje të fëmijëve në nevojë, ndërsa aktivitete të ngjashme humanitare Kolegji “Pjetër Budi” do të organizojë edhe në të ardhmen për të ndihmuar kategoritë e tjera të fëmijëve në nevojë.

Të kujtojmë se Kolegji “Pjetër Budi” vetëm sa organizoi javën e kaluar projektin humanitar në mbështetje të fëmijëve të braktisur dhe në nevojë të cilin projekt është ende në realizim e sipër për të sensibilizuar shoqërinë kosovare për mbështetjen e kësaj kategorie shoqërore.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

HAPET GARA SHPËRBLYESE PËR FOTOGRAFINË MË TË MIRË

Kolegji Pjetër Budi hap garën për fotografinë më të mirë për shkolla të mesme. Në këtë garë marrin pjesë të gjitha shkollat e mesme të Kosovës.
Nxënësit e klasës, fotografia e të cilëve merr më së shumti pëlqime (like), fiton një udhëtim në Shkup dhe te liqeni i Matkës.
Fotoja e secilës klasë të shkollës së mesme do të qëndrojë në faqen e Kolegjit “Pjetër Budi” në Facebook dy javë dhe gjatë kësaj kohe do të vlerësohet me pëlqimet (like) që do të marrë.

 

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/