Loading

Kategori: Lajme

Kolegji “Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Agjencioneve Doganore të Kosovës

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Agjencioneve Doganore të Kosovës. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është kryerja e praktikës profesionale nga fusha e Shpedicionit për studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” në  Agjensionet Doganore që i përfaqëson Shoqata si dhe shkëmbimi i përvojave profesionale në mes të palëve.

Ky bashkëpunim gjithashtu përfshinë pika të ndryshme si, organizimin e  aktiviteteve të përbashkëta, organizimin e ligjëratave dhe trajnimeve të ndryshme.

“Pjetër Budi” është Kolegj me seli në Prishtinë që dallohet me programe akademike zhvillimore, e që ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione vendore dhe jo vetëm.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për programin Juridik LLB

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga Këshilli i Ekspertëve të Jashtëm, Agjencia e Kosovës për Akreditim ka marrë vendim për akreditimin e Programit Studimor Juridik të Kolegjit “Pjetër Budi”.

Programi  LLB Juridik në Kolegjin “Pjetër Budi”, paraqitet si nismë që të edukojë liderët e rinj akademik në lëmin e shkencave të Drejtësisë. Të diplomuarit nga ky program do të arrijnë një shkallë të avancuar të njohurive, në fushat e tyre të zgjedhura dhe do të fitojnë shkathtësi origjinale akademike dhe shkencore.

 

Programi është i strukturuar nga një përbërje e mirëfilltë interdisiplinare, lëndë të domosdoshme, zgjedhore, punë kërkimore dhe ngritjen e kapaciteteve publikuese.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Diplomoi gjenerata e re e studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi”

Gjenerata e re e studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” ka diplomuar të enjten, në një ceremoni solemne të organizuar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Studentët e diplomuar kanë përfunduar studimet në nivelet Bachelor e Master, në programet Doganë dhe Shpedicion, Administrim Biznesi, Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë, Sigurime dhe Menaxhim i Sigurimeve.

Dekani i “Pjetër Budit”, Nuhi Rexhepi, në fjalimin e tij tha se gjatë studimeve në auditorët e këtij kolegji është skalitur portreti i doganierit, i punonjësit të sigurimeve, i specialistit të turizmit, portreti i biznesmenit të suksesshëm, që kanë krijuar një shumësi vlerash.

“Emri i nderuar i kolegjit, përbërja e profesoratit si dhe afirmimi i atyre që kanë diplomuar në vitet e mëparshme dhe tani, ngjallin shpresë, besim e respekt, ata nuk u zhgënjyen sikundër nuk do të zhgënjeheni ju dhe ata që do të vinë pas jush, sepse shpirti i juaj krijues përherë ka gjeneruar dije e kulturë. Ajo që e shquan këtë brez pas tre vjetësh pune, është se ne shohim një bilanc solid tuajin dhe të këtij institucioni të rëndësishëm – ju mirëpresim në studimet pasuniversitare”, theksoi Rexhepi.

Sipas tij, “Pjetër Budi” në vijimësi do të tregojë qëndrueshmëri dhe ruan rezerva për të ushtruar rolin e vet për të rrezatuar informacion shkencor, arsimor e kulturor, për të riformuluar vlerësimet në kushtet e një sistemi të hapur demokratik.

I ftuari në këtë ceremoni, shkrimtari dhe ligjëruesi i Artit të Mendimit Pozitiv, Daut Demaku, porositi studentët që të jenë të guximshëm në çdo hap që marrin në jetë, ndërkaq për dështimet të mos i fajësojnë të tjerët asnjëherë, por fajin ta kërkojnë te vetja.

Përfaqësuesi i Organizatës Studentore, Frashër Kastrati, iu është drejtuar studentëve nëpërmjet një videomesazhi nga SHBA-ja, ndërkaq ceremonia është shoqëruar edhe me pika artistike të interpretuara nga vijuesit e shkollës për kitarë “Vihuela”.

Ky vit akademik ishte i nënti me radhë i funksionimit të Kolegjit “Pjetër Budi”, i cili shquhet për ofrimin e studimeve universitare në programe akademike zhvillimore.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Nesër diplomon gjenerata e re e studentëve

Pas tre vitesh studimi në Kolegjin “Pjetër Budi”, nesër diplomon gjenerata e re e studentëve. Ceremonia solemne e diplomimit mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe fillon në orën 17:00. Por, paraprakisht, absolventët do ta realizojnë defilimin tradicional nëpër Sheshin “Nëna Terezë”. “Pjetër Budi” është krenar me të gjithë!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Studentët e Pjetër Budit kryejnë praktikën në Doganën e Kosovës

Studentë e semestrit të katërt të drejtimit Doganë dhe Shpedicion janë duke kryer punë praktike në pikat përkatëse doganore.

Arbër Dakaj student i vitit të dytë tha se praktika është mundësi mjaft e mirë që të testojnë njohuritë e fituara gjatë ligjeratave dhe implementimin e tyre në praktikë.

“Njohuritë e fituara gjatë ligjeratave me profesorët e lëndëve, po kemi mundësi ti shohim dhe ti zhvillojmë në praktikë p.sh njohuritë për depotë, kontrollimi i kontenjerëve, verifikimi i mallit etj.”  theksoi Dakaj.

Studentëve të programit studimor Doganë dhe Shpedicion u mundësohet kryerja e praktikës në pika doganore sipas marrëveshjes që Kolegji “Pjetër Budi” ka me Doganat e Kosovës.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Ftoni edhe miqtë në garën për fotografinë më të mirë “selfie” dhe fitoni shpërblime!

Gara e fotografisë “Selfie ma i mirë prej krejtve”, e organizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, është duke shkuar drejtë përfundimit të fazës së parë.

Ju ende keni kohë të bëheni pjesë e garës, duke u bërë anëtarë të grupit “Gara ‘Selfie ma i mirë prej krejtve”  dhe pastaj të postoni fotot e juaja “selfie” \në këtë grup në Facebook.

Fotografitë “selfie” mund të realizohen në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndërkaq ato më të mirat/më kreativet do të përzgjedhen në bazë të klikimeve tuaja.

Fotografitë më të mira “selfie” do të shpërblehen me 200-800 euro.

Bëhuni pjesë e garës për “sefie’n më të mirë prej krejtve”, duke treguar kreativitetin tuaj. Ftoni edhe shokët tuaj të jenë pjesë e garës dhe së bashku fitoni shpërblime!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Në “Pjetër Budi” u promovua libri “Ia dolëm”

Kolegji “Pjetër Budi” promovoi sot librin e Ulpiana Lamës “Ia dolëm!”, një homazh për Kosovën në 15 vjetorin e çlirimit.

Në amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi” në praninë e shumë mysafirëve u prezantua një projekt ku autorja Lama rrëfen për ngjarjet të cilat i ka përmbledhur në librin e saj “Ia dolëm”.

Libri është përmbledhje e artikujve publicistikë të botuar ndër vite nga autorja në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në parathënien e librit, Ermal Hasimja shkruan se shkrimet e përmbledhura në libër prekin temat më të ndjeshme të pasluftës, nëpërmjet një analize të kthjellët dhe me guxim të autores.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Libri i Ulpiana Lamës promovohet nesër në Kolegjin “Pjetër Budi”

Nesër më 14 qershor 2014, në Kolegjin “Pjetër Budi”, Prishtinë, promovohet libri i Ulpiana Lamës “Ia dolëm!”, një homazh për Kosovën në 15 vjetorin e çlirimit.

Libri është përmbledhje e artikujve publicistikë të botuar ndër vite nga autorja në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Promovimi organizohet në Amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi”, në orën 11:30.

Me sponsorimin e Kolegjit “Pjetër Budi”, libri është botuar nga shtëpisë botuese “Saras”.

Në parathënien e librit, Ermal Hasimja shkruan se shkrimet e përmbledhura në libër prekin temat më të ndjeshme të pasluftës, nëpërmjet një analize të kthjellët dhe me guxim të autores.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Në Kolegjin “Pjetër Budi” u organizua Dita e Hapur

Gjatë gjithë ditës së martë, në Kolegjin “Pjetër Budi” është organizuar manifestimi Dita e Hapur. Që nga mëngjesi, në kolegj janë organizuar aktivitete të ndryshme edukative e argëtuese, me qëllim të shoqërimit të studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, si dhe qytetarëve që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë “Pjetër Budin”. Pjesë e festës kanë qenë edhe nxënës të shkollave fillore, të cilët të shoqëruar nga pedagogët e tyre kanë vizituar kolegjin dhe janë njohur me punën e tij.

 

Aktivitetet eduative e argëtuese janë shoqëruar edhe me ushqime tradicionale, me qëllim të promovimit të tyre, ndërkaq studentët kanë organizuar edhe një aksion humanitar për shitjen e produkteve me logon e “Pjetër Budit”. Mjetet financiare të mbledhura nga ky aksion janë dedikuar për shoqatën Down Syndrome Kosova.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Dita e Hapur në Kolegjin “Pjetër Budi”

Nesër (e martë), më datën 10 qershor 2014, në Kolegjin “Pjetër Budi” organizohet Dita e Hapur, nga ora 12:00-17:00. Gjatë gjithë ditës, në kolegj do të organizohen aktivitete të ndryshme argëtuese, me qëllim të shoqërimit të studentëve, profesorëve e stafit. Ju, po ashtu, mund të merrni me vete miq e familjarë, në mënyrë që edhe ata të jenë pjesë e festës.
Natyrisht, aktivitetet argëtuese do të shoqërohen edhe me ushqim e pije.
Bëhuni pjesë e Ditës së Hapur, për t’u argëtuar dhe kaluar një ditë të mirë së bashku.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/