Loading

Kategori: Lajme

Trajnim në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Me moton “Apliko suksesshëm për një vend pune”  Kolegji “Pjetër Budi” organizon trajnim në fushën e  Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Trajnimi mbahet  me datat 7 dhe 14 Maj në Kolegjin “Pjetër Budi” duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 12.00

Trajnimi do të organizohet për:

  • Orientim në karrierë    
  • Hulumtimi i konkurseve
  • Plotësimin e aplikacioneve për punë
  • CV dhe letër motivimi
  • Intervista për punë

Trajnimi mbahet në Kolegjin “Pjetër Budi” dhe të gjithë të interesuarit që duan ta ndjekin këtë trajnim duhet të lajmërohen në administratën e Kolegjit.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” vizituan Oden Ekonomike të Kosovës

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, përkatësisht studentët e Programit Doganë dhe Shpedicion në kuadër të lëndës “E Drejta e Konkurrencës” me profesor Naser Gjinovci, realizuan një vizitë studimore në  Oden Ekonomike të Kosovës. Gjatë vizitës, studentët u njoftuan për punën dhe veprimtarinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm në vendin tonë i cili punon në promovimin e bizneseve vendore.

Krahas vizitës studimore për studentët u majtë një ligjërata nga znj. Olivera Ceni nga departamenti për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK. Fokusi i ligjëratës ishte roli i Doganës në konkurrencën ekonomike dhe tregtia ndërkombëtare si faktor i rritjes ekonomike të Kosovës. Studentët u përfshinë në debat dhe parashtruan disa pyetje për ligjëruesen.

Vizita studimore u realizua konform planeve mësimore të Kolegjit për implementimin e pjesës praktike të lëndës përkatëse. Studentët u ndanë të kënaqur nga vizita studimore, dhe e falënderuan profesor Gjinovcin për organizimin e kësaj vizite!

Kolegji “Pjetër Budi” e falënderon Oden Ekonomike të Kosovës për organizimin e vizitës studimore të studentëve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime për shumë mot Pashkët!

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit Katolik.
Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëritjetrit.

Urime për shumë mot Pashkët!


Poashtu, bazuar në ligjin nr. 03/L-064 si dhe kalendarin e festave zyrtare për vitin 2019,
njoftoheni se me rastin e festës së Pashkëve Katolike:
Dita e hënë, 22.04.2019 do të jetë ditë pushimi.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Ekspertja ligjore Teuta Rudi mbanë ligjëratë në Kolegjin “Pjetër Budi”

Ligjerata është mbajtur me studentët e drejtimit “Dogana dhe Shpedicion”  lidhur me të drejtën e konkurrencës në BE dhe aplikimin e normave të saj në legjislacionin Kosovar.

Studentët patën mundësi të njoftohen se si mbrohet konkurrenca në tregun e brendshëm të BE-së nga aspekti juridik dhe çfarë ndëshkime ndërmerr Komisioni Evropian ndaj marrëveshjeve të ndaluara siç janë: kartelet, bashkimet e ndërmarrjeve dhe abuzimin me pozitën dominuese. Në këtë kontekst, iu referuam disa rasteve të Komisionit si dhe vendimeve  të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjithashtu, me theks të veçantë u trajtua funksionimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ku studentët patën rastin të informohen më shumë për rolin e këtij institucioni në mbrojtjen e konkurrencës, mënyrën e investigimit të tregut, shqiptimin e sanksioneve duke marrë shembull vendimet më rëndësi të Autoritetit.

“Teuta Rudi aktualisht është e angazhuar si eksperte ligjore në projektin e financuar nga Komisioni Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, ndërsa paraprakisht ishte e angazhuar në projektin për transpozimin e Direktivës së BE-së për Shërbime. Teuta angazhimin e saj e filloi në institucione publike duke përfshirë Komunën e Mitrovicës si dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” bashkorganizator i Konferencës shkencore ndërkombëtare

Në Ulqin, Republika e Malit të Zi, u organizua Konferenca shkencore ndërkombëtare me titull  “Strategjia për zhvillim ekonomik – lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit“. Kjo konferencë ndërkombëtare tradicionale u organizua nga “Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim” në bashkëpunim me disa universitete te tjera ,ndër ta edhe  Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë.

Në këtë konferencë, e cila është bërë tradicionale – konferenca e XI-të më radhë, morën pjesë më shumë se 100 studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe i tërë Ballkani por edhe nga Evropa .  

Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë e falënderon për bashkëpunimin e treguar “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim”, njëherësh pjesëmarrësve të konferencës u dëshiron suksese të mëtutjeshme në promovimin e vlerave dhe dijeve të tyre shkencore.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

KONKURS

Për pranimin e 4 praktikantëve në këta sektorë:

1. Zyra Ligjore – 1 praktikant/e
2. Zyra e Komunikimit me Publikun – 1 praktikant/e
3. Zyra e IT – 1 praktikant/e
4. Zyra e Shërbimeve Administrative – 1 praktikant/e

KUSHTET

Për pozitën nr 1. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Të jenë studentë ose i diplomuar në drejtimë të juridikut.;
b) Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Për pozitën nr 2. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Të jenë studentë të drejtimeve të shkencave sociale ose i diplomuar;
b) Të njohin gjuhën angleze;

Për pozitën nr 3. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Diplomë Bachelor ose të jenë në vitin e fundit të studimeve në inxhinieri kompjuterike, shkenca kompjuterike, teknologji informacioni ose fusha të tjera të ngjajshme. 
b) Ta njohin gjuhën angleze;

Për pozitën nr 4. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a)Të jenë studentë të drejtimeve të shkencave sociale ose i diplomuar ;
b) Të kenë shkathtësi në punë me kompjuter;
c) Përparësi kanë studentët e Kolegjit ”Pjetër Budi”;
d) Të drejtë konkurrimi kanë edhe studentët nga universitete/kolegjet tjera;

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë duke e dërguar CV-në, në e-mail adresën : sherbimiadm@gmail.com deri me datën 10.04.2019.
Praktika fillon më 15 Prill dhe përfundon më 15 Korrik 2019.

Benefitet nga Praktika:
• Përgatitje për tregun e punës
• Ambient dinamik dhe miqësor të punës; 
• Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;
• Mundësi e themelimit të marrëdhënies së punës për praktikantet e suksesshëm.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet aktin superior në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës, mirëpo Kushtetuta e Kosovës është më shumë se vetëm një grumbull i dispozitave kushtetuese dhe ajo bën më shumë se përcaktimin e organeve të pushtetit shtetëror dhe numërimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo Kushtetutë i dha jetë pavarësisë dhe i dha formë e frymë shtetit tonë, ndërsa qytetarëve të Kosovës u dha nderë dhe detyrime për t’i realizuar idealet kushtetuese që përcaktohen aty. 
Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

TRANSFEROHU NË KOLEGJIN “PJETËR BUDI”

PËR TË GJITHË STUDENTËT QË KANË NDARË MENDJEN TË NDËRROJNË DREJTIM / INSTITUCION, NE JU THEMI SE KOHA ËSHTË TANI DHE VENDI ËSHTË KOLEGJI “PJETËR BUDI”!
ME NJË HISTORI SUKSESI TASH E 14 VJET NË FUSHËN E ARSIMIT UNIVERSITAR TË KOSOVËS, KOLEGJI “PJETËR BUDI” KA ARRITË T’I OFROJË KUADRO CILËSORE TREGUT VENDOR TË PUNËS.
ÇKA E KA KARAKTERIZUAR KOLEGJIN “PJETËR BUDI” NGA THEMELIMI (2005) E DERI MË SOT, KA QENË PROFILIZIMI AKADEMIK I FUSHËS SË STUDIMIT. PËR NE, ÇDO HERË PRIMARE KA QENË NEVOJA DHE KËRKESA E TREGUT, KU STUDENTIT TONË T’I OFROHET QASJE MË E SHPEJT DREJT REALIZIMIT TË ASPIRATËS-PUNËSIMIT.
NGJAJSHMËRIA E PROFILEVE TË STUDIMIT ME FUSHËN E EKONOMIKUT, KA BËRË QË SHUMË STUDENTË NË TË KALUARËN TA SHOHIN KOLEGJIN “PJETËR BUDI”, SI MUNDËSI SHTESË TË PASURIMIT TË DIJËS DHE ZGJERIMIT TË DIAPAZONIT INTELEKTUAL PËR ZHVILLIM NË KARRIERË.
ANDAJ, JU QË TANI MË KONSIDERONI TA BËNI KËTË HAP, KOLEGJI “PJETËR BUDI” ËSHTË DRITARJA JUAJ DREJT SË ARDHMËS!
PROGRAMET BAÇELOR – BA:
1. DOGANË dhe SHPEDICION
2. ADMINISTRIM BIZNESI me profilet:
• Menaxhim i Burimeve Njerëzore; – Administratë Publike; – Banka dhe Kontroll Financiar
3. MENAXHIM I TURIZMIT dhe HOTELERISË
PROGRAMET MASTER – MA:
• MENAXHMENT, me profilet:
– Menaxhment; – Menxhim i Sigurimeve; – Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë

PËR INFORMATA, JU FTOJM TË NA VIZITONI
KOLEGJI “PJETËR BUDI”
Rr.Gazmend Zajmi / Nr.33 – Qendër, Prishtinë
www.pjeterbudi-edu.com
info@pjeterbudi-edu.com

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Data 26 janar “Dita Ndërkombëtare e Doganave”

Në kalendarin e festave ndërkombëtare, data 26 janar, llogaritet si “Dita Ndërkombëtare e Doganave”.

Historiku i kësaj datë është i lidhur më krijimin e Këshillit për Bashkëpunim Doganor në vitin 1952.  Me 26 janar të vitin 1953, pra pikërisht para 66 viteve në Bruksel u mbajt seanca konstituive e kësaj organizate. Në seancën inauguruese morën pjesë përfaqësuesit e 17 vendeve themeluese. Për nder të këtij eventi, nga ky vit, data 26 janar festohet si “Dita Ndërkombëtare e Doganave”.

Ky institucion në vitin 1994 ndryshoi emërtimin dhe tani quhet  “Organizata Botërore e Doganave”.

Duke e festuar çdo vit, “Dita Ndërkombëtare e Doganave” (International Customs Day) njeh rolin e zyrtarëve dhe agjencive doganore në ruajtjen e sigurisë kufitare. Ajo fokusohet në kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen oficerët e doganor në vendet e tyre të punës.

Organizata Botërore e Doganave si organizatë ndërqeveritare, përgatit, mirëmban, mbështet dhe promovon instrumente ndërkombëtare për harmonizimin dhe përdorimin uniformik të sistemeve ekonomike doganore efikase dhe të thjeshtëzuara dhe procedura që ka të bëj me lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe kalimin nëpër dogana, bashkëpunon  kundër shkeljeve të rregullave doganore dhe luftimin e krimit transnacional. OBD u ndihmon vendeve anëtare  për promovimin e aktiviteteve afariste bashkëkohore, promovon bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe me organizata tjera ndërkombëtare, si dhe shfrytëzimi i përvojave të mira të punës. Nën patronatin e saj janë miratuar konventat ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e doganave.

Kjo organizatë, tani numëron 183 anëtar që veprojnë në të gjitha kontinentet dhe që përfaqësojnë të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik. Sot, Anëtarët OBD-së janë përgjegjës për përpunimin e më shumë se 98% të gjithë tregtisë botërore.

Nga 25 janar i vitit 2017, anëtare e OBD-së është bërë edhe Kosova.

Kolegji “Pjetër Budi”, prej themelimit në vitin 2005, është i institucion i vetëm universitar  shqipfolës në Ballkan që ofron studime universitare për Doganë dhe Shpedicion. Si i vetmi institucion i Arsimit të Lartë, Kolegji “Pjetër Budi”,  kontribuon në përgatitjen e kuadrove të profesionalizuar në fushën e doganës dhe shpedicionit, si dy fusha  specifike dhe të domosdoshme për zhvillim ekonomik të shtetit tonë. Si institucion elitar në fushën e doganave, Kolegji “Pjetër Budi” është anëtarësuar në “Rrjetit Ndërkombëtar të Universiteteve të Doganave”(https://incu.org/directory/affiliate-academic-institutions/).

Ky anëtarësim dëshmon punën dhe suksesin e këtij institucioni.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Dita e Teknologjisë Informative

Dita e Teknologjisë Informative

Pas një garë të ngushtë mes studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” u shpallën fituesit e lojës “Who is the Best Gamer”. Në këtë lojë studentët patën  detyrë  kompletimin e Puzzle -it. Ku në një sipërfaqe studentëve iu shaqën copëza të një figure, ku kompletimi i copëzave  formoj figurën e fshehur. Çdo figurë e kompletuar ka një pamje të veçantë e cila iu shfaq në monitore pas kompletimit të Puzzle-it. Pra kreativiteti dhe zhvillimi i logjikës së studentëve u vu në shprehje përmes kësaj loje.   

Numri i studentëve që mori pjesë në këtë garë ishte i madh por vendin e parë e mori studenti Rrahim Duriqi i cili arriti për afro 3:38 minuta të kompletoj imazhin, vendin e dytë e mori studenti Fatlind Mejzini i cili e kompletoj imazhin për 4:59 minuta dhe vendin e tretë e mori studenti Remzi Maliqi i cili arriti të mbaroje Puzzle-in për 7:49 minuta.

Edhe më teje, studentët Rrahim Duriqi, Fatlind Mejzini dhe  Ramzi Maliqi treguan se kanë kreativitet dhe artaksion të mirëfilltë. Derisa studentët tjerë që ishin pjesë e garës dhanë një konkurencë të fortë mes vete dhe sprovuan veten në fushën e Tekologjisë.

Ky aktivitet shënon një risi në kuadër të aktiviteteve të Kolegjit ” Pjetër Budi”. 

Më tej, Kolegji “Pjeter Budi ” i uron fituesit e lojës dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë ju dëshiron suksese në eventet tjera.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/