Loading

Kategori: Lajme

Studenti MA. Faton Sherifi punësohet në Shkollën e Mesme Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj


Studenti i Kolegjit “Pjetër Budi” – Prishtinë, MA. Faton Sherifi, pas përfundimit të procedurës së paraparë me ligj, është punësuar në Shkollën e Mesme Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj. Z. Sherifi është punësuar si mësimdhënës i lëndëve nga Turizmi dhe Hoteleria. Z. Sherifi, ka përfunduar studimet baçelor dhe master në Kolegjin “Pjetër Budi” – Prishtinë në drejtimin Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë.
Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë, i uron suksese dhe punë të mbarë!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania me qendër në Strasburg, mbajtur më,11, 12, dhe 13 Qershor, në Universitetin Polis, në Tiranë.

Ky projekt është bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Në këtë trajnim morën pjesë kolegje dhe universitete nga Gjenova, Parisi, Bukureshti, disa Institucione Private të Arsimit të Lartë nga Shqipëria si dhe Kolegji “Pjetër Budi”.
Kolegji “Pjetër Budi” në këtë trajnim ka marrë pjesë në cilësinë e trajnuesit ku ka prezantuar para një grupi të madh të kolegjeve dhe universiteteve metodat e përdoruara tash e sa vite në:
1. “Përshtatjen e Menaxhimit, stilit mësimdhënës dhe të nxënit, teknikat e aplikuara në ambiente të ndryshueshme”;
2. “Ofrimin e shërbimeve mbështetëse, rolin mbështetës dhe stafin administrativ”;
3. “Motivimim e studentëve, vetë reflektimin dhe angazhimin e tyre në procesin mësimor”.
Trajnimi është ndërlidhur me shërbimet E-learning, E-Service, Sitos, përmes të cilave stafi administrativ dhe ai akademik i Kolegjit “Pjetër Budi” është më i shpejtë në shërbimet e tij ndaj studentëve dhe më efektiv në përmbushjen e detyrave të tij. Prezantimi i Kolegjit “Pjetër Budi” u përcoll me interesim të madh nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar se Kolegji “Pjetër Budi” viteve të fundit ka zhvilluar politika të sukseshme të menaxhimit prej të cilave mund të përfitojnë edhe kolegjet e universitetet e Shqipërisë dhe të rajonit.

Kolegji “PjetërBudi”, në këtë trajnim u përfaqësua nga Menaxheri i Përgjithshëm, z.Fitim Maçani dhe Profesori Nuhi Bllac

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ibrahim Nicaj zgjedhet kryetar i Parlamentit Studentor

Kolegji “Pjetër Budi” gjatë javëve të kaluar organizoi zgjedhjet studentore, ku morën pjesë studentët e drejtimeve të ndryshme, me këtë rast u bë zgjedhja e përfaqësuesve të të gjitha programeve që organizon Kolegji “Pjetër Budi”.
Ibrahim Nicaj, student i Programit Administrim Biznesi, është zgjedhur kryetar i Parlamentit Studentor të Kolegjit “Pjetër Budi”, me shumicë votash të përfaqësuesve të këshillave të programeve. Ndërkaq, nënkryetare është zgjedhur Azize Rama dhe sekretar Erblin Iberhysaj. Kështu, procesi i zgjedhjeve studentore në “Pjetër Budi” ka përfunduar dhe përfaqësuesit e zgjedhur janë zotuar se do të jenë të përkushtuar në organizimin sa më të mirë të aktiviteve dhe jetës studentore në përgjithësi.
Këto zgjedhje, të organizuara prej vitesh nga Kolegji ‘Pjetër Budi’, dëshmojnë punën dhe angazhimin e studentëve dhe stafit të Kolegjit për të krijuar mundësi, çasje dhe transparencë ndërmjet palësh. Përfaqësuesve të ri të studentëve, Kolegji ‘Pjetër Budi’ iu uron punë të mbarë dhe përfaqësim të denjë aktivitetet e studentëve dhe zotohet në vazhdimin e mbështetjes të cilën gjë Kolegji e ka bërë edhe më parë. Këshilli i studentëve sipas programeve është si në vijim: Këshilli i studentëve i programit Doganë dhe Shpedicion përbëhet nga: Ibrahim Deliu, Florian Aliu, Drenicë Zogaj, Mergime Bajrami, Jasmin Sylka dhe Lis Sahiti; Këshilli i studentëve i programit Administrim Biznesi përbëhet nga Anduenë Gashi, Duresa Mustafa, Gent Ukaj, Avni Mustafa dhe Fatime Krasniqi; Këshilli i studentëve i programit Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë përbëhet nga Blerta Murseli, Dardan Makolli, Anita Bahtiri dhe Ukë Morina; dhe në fund, Këshilli i studentëve i programit Sigurime përbëhet nga Ilaz Kqiku dhe Ardit Breznica.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

“Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje me Universitetin Politehnica të Bukureshtit

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Kontrollit Automatik të Universitetit Politehnica të Bukureshtit (Rumani).

Marrëveshja përfshin fusha të gjera bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me fokus në bashkëpunim intensiv në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë. Sipas marrëveshjes, mësimi dhe hulumtimi shkencor, shkëmbimi i stafit, pjesëmarrja e përbashkët në aktivitete hulumtuese dhe zhvillim profesional, si dhe organizimi i simpoziumeve dhe konferencave të përbashkëta do të jetë në qendër të bashkëpunimit të të dy institucioneve.

Sipas Scimago Lab, Universiteti Politehnica i Bukureshtit është i renditur në vendin e 546-të në botë, të 15-tin në rajon dhe në vendin e parë në Rumani sa i përket numrit të publikimeve shkencore.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” fillojnë punën praktike organizuar nga Ministria e Financave

Kolegji “Pjetër Budi” para disa kohe ka zhvilluar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Financave për punën praktike të studentëve dhe tash do të fillojë me punë praktike grupi i katërt i studentëve të Kolegjit. Ky grup studentësh i përbërë prej pesë (5) vetëve do të zhvillojnë punën praktike të organizuar nga Ministria e Financave e cila do t’i sistemojë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” nëpër agjencionet që janë nën menaxhimin e saj dhe njëkohësisht do t’iu jap nga një pagë simbolike. Kolegji “Pjetër Budi” përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Finanacave ka pasur për qëllim që studentëve të vet t’iu jap mundësi sa më të shumta të zhvillimit të praktikës së punës në mënyrë që studentët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës me rastin e përfundimit të studimeve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” ndihmon SOS fshatrat e fëmijëve

Kolegji ‘Pjetër Budi’, si çdo vit tjetër që ndihmon fëmijët në nevojë, edhe këtë vit ndihmoi SOS fshatrat e fëmijëve. Kjo ndihmë hyn në kuadër të projektit që Kolegji ‘Pjetër Budi’ ka për veprimtari humanitare, me qëllim të vetëdijësimit dhe sensibilizimit të opinionit publik për fëmijët e braktisur dhe në nevojë dhe për përkrahjen që duhet dhënë atyre, veçanërisht në këtë kohë të festave kur ata kanë nevojë më shumë. Kolegji ‘Pjetër Budi’ me këtë rast ka blerë në SOS fshatrat e fëmijëve kartolina në masë dhe është duke i shpërndarë nëpër Institucione të ndryshme të Kosovës me rastin e festave të fundvitit, si nëpër Ministritë e Kosovës, nëpër institucione të ndryshme kulturore, artsitike dhe sportive, nëpër Ambasadat ndërkombëtare, si dhe nëpër organizatat joqeveritare, shoqëria civile dhe mediat. Në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti ndihmesë të madhe dhanë edhe studentët e Kolegjit ‘Pjetër Budi’, sidomos në stilizimet artistike të tyre dhe shpërndarjen nëpër institucionet përkatëse. Ky projekt ka për qëllim që jo vetëm të përkrah SOS fshatrat e fëmijëve financiarisht, por edhe përmes dërgimit të kartolinave të tyre nëpër institucionet e Kosovës të ngritë nivelin e vetëdijes për përkrahje morale e materiale ndaj tyre për shkak se rrethanat shoqërore-politike tregojnë se nuk ekziston niveli i duhur i interesimit për ta. SOS fshatrat e fëmijëve jetojnë vetëm prej ndihmës së donacioneve dhe çdo investim përmirëson mirëqenien e tyre dhe është i mirëseardhur për ta. Ky projekt është vazhdim i projekteve humanitare që Kolegji ‘Pjetër Budi’ zhvillon ndaj grupeve të ndryshme në nevojë, më parë Kolegji ka zhvilluar aktivitete që kanë ndihmuar fëmijët më sindromin doën dhe ata me autizëm, sikur që edhe ka ndarë bursa për shoqatën e të verbërve dhe i ka ndihmuar studentët e saj në studimet e tyre përmes digjitalizit të ligjëratave dhe me mjete të tjera elektrike të nevojshme për ta

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” organizon kurs shtesë për IT

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha programeve të Kolegjit “Pjetër Budi”, të cilët janë të interesuar për çështje të ndryshme të IT-së (si për formatizimin e kompjuterëve, riparime të ndryshme në hardver, për ndërrimin e HDD memories, etj.) se Kolegji “Pjetër Budi” me datë 21.12.2017, ditë e enjte, prej orës 16:00, fillon organizimin e një kursi shtesë për IT me ekspertin e IT-së së Kolegjit “Pjetër Budi”, z. Muhamed Kastrati, ku do të demostrohen konkretisht shumë çështje të Teknologjisë Informative.Kursi është pa pagesë. Kolegji “Pjetër Budi” thjeshtë përmes këtij kursi ka për qëllim zgjerimin e njohurive të studentëve të tij për çështje të IT-së në mënyrë që të përdorët teknologjia në performancat e tyre, ashtu që rezultatet e punës së tyre të jenë më të mëdha në fushat që ata angazhohen.Ju mirëpresim.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ligjeratë e praktikë për studentët në zyrat e doganës në Mitrovicë

Me datë 27.11.2017 dhe 04.12.2017 studentët e programit Doganë dhe Shpedicion, viti i dytë, kanë vizituar zyrat e Doganës në Mitrovicë ku kanë mbajtur ligjëratë dhe praktikë në lëndën “Sistemet Informative Doganore”. Këtu studenetët u njoftuar me aspektin praktik të funksionimit të Sistemit Informativ në Doganën e Kosovës. Puna me studentët ka qenë interaktive, është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e funksionimit të sistemit Asycuda World – si program kryesor në punën e Doganës, është shpjeguar për rolin dhe ndikimin e TI-së dhe SI-së në ngritjen e punës profesionale, rritjen e efikasitetit të punës, rritjen e përgjegjësisë së zyrtarëve, uljen e burokracisë, etj.Studentët gjatë kësaj vizite e kanë parë aspektin praktik të funksionimit të sistemit informativ në institucion e Doganës si dhe janë njoftuar me “imputet”, përpunimin e të dhënave dhe me “outputet” për raste të caktuara.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për: IT / Ekspert i Teknologjisë Informative

Kolegji “Pjetër Budi” shpall

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lira të punës:

IT / Ekspert i Teknologjisë Informative

Për këtë pozitën kandidatët duhet të kenë njohuri për mirëmbajtjen e kompjuterëve e të serverit, si dhe për administrimin e rrjetit kompjuterik. Sado që nuk është e domosdoshme, preferohet njohja e programeve aplikative dhe sistemeve për menaxhimin e informacionit, njohja e punës me rrjete sociale, si dhe mirëmbajtja e ueb faqes. Kandidatët për këtë pozitë duhet të jenë të aftë për t’iu përmbajtur afateve të caktuara kohore dhe të jenë në gjendje të ofrojnë garancione për sigurinë e informatave dhe funksionimin efikas të sistemeve kompjutetike/internetit. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Për konkurrim janë të nevojshme:

1. CV-ja

2. Dy letra rekomandimi – të paktën njëra duhet të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit

3. Letër motivuese

4. Kopja e një dokumenti identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë)

Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor 2017.

Dokumentet duhet dërguar në adresën elektronike: konkursipjeterbudi@gmail.com. Vetëm të

përzgjedhurit në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistim.

Informatat shtesë mund të merren në telefonat 038 234 566, 044 163 372 dhe 049 163 372.

Kolegji “Pjetër Budi”

Rr. “Agim Ramadani” (përballë Mensës së Studentëve), Prishtinë

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/lajme">