Loading

Kategori: Trajnimet

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania me qendër në Strasburg, mbajtur më,11, 12, dhe 13 Qershor, në Universitetin Polis, në Tiranë.

Ky projekt është bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Në këtë trajnim morën pjesë kolegje dhe universitete nga Gjenova, Parisi, Bukureshti, disa Institucione Private të Arsimit të Lartë nga Shqipëria si dhe Kolegji “Pjetër Budi”.
Kolegji “Pjetër Budi” në këtë trajnim ka marrë pjesë në cilësinë e trajnuesit ku ka prezantuar para një grupi të madh të kolegjeve dhe universiteteve metodat e përdoruara tash e sa vite në:
1. “Përshtatjen e Menaxhimit, stilit mësimdhënës dhe të nxënit, teknikat e aplikuara në ambiente të ndryshueshme”;
2. “Ofrimin e shërbimeve mbështetëse, rolin mbështetës dhe stafin administrativ”;
3. “Motivimim e studentëve, vetë reflektimin dhe angazhimin e tyre në procesin mësimor”.
Trajnimi është ndërlidhur me shërbimet E-learning, E-Service, Sitos, përmes të cilave stafi administrativ dhe ai akademik i Kolegjit “Pjetër Budi” është më i shpejtë në shërbimet e tij ndaj studentëve dhe më efektiv në përmbushjen e detyrave të tij. Prezantimi i Kolegjit “Pjetër Budi” u përcoll me interesim të madh nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar se Kolegji “Pjetër Budi” viteve të fundit ka zhvilluar politika të sukseshme të menaxhimit prej të cilave mund të përfitojnë edhe kolegjet e universitetet e Shqipërisë dhe të rajonit.

Kolegji “PjetërBudi”, në këtë trajnim u përfaqësua nga Menaxheri i Përgjithshëm, z.Fitim Maçani dhe Profesori Nuhi Bllac

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” organizon kurs shtesë për IT

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha programeve të Kolegjit “Pjetër Budi”, të cilët janë të interesuar për çështje të ndryshme të IT-së (si për formatizimin e kompjuterëve, riparime të ndryshme në hardver, për ndërrimin e HDD memories, etj.) se Kolegji “Pjetër Budi” me datë 21.12.2017, ditë e enjte, prej orës 16:00, fillon organizimin e një kursi shtesë për IT me ekspertin e IT-së së Kolegjit “Pjetër Budi”, z. Muhamed Kastrati, ku do të demostrohen konkretisht shumë çështje të Teknologjisë Informative.Kursi është pa pagesë. Kolegji “Pjetër Budi” thjeshtë përmes këtij kursi ka për qëllim zgjerimin e njohurive të studentëve të tij për çështje të IT-së në mënyrë që të përdorët teknologjia në performancat e tyre, ashtu që rezultatet e punës së tyre të jenë më të mëdha në fushat që ata angazhohen.Ju mirëpresim.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Trajnime në kolegjin “Pjetër Budi”. Apliko tani!

Kolegji “Pjetër Budi” ofron  trajnime të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të certifikohen në ECDL (European Computer Driving License) .
Trajnimet fillojnë të mbahen në  1 Qershor 2016 në sallën e teknologjisë informative të Kolegjit.  Për informacione shtesë shkruani në adresën: aurora.shehu@pjeterbudi.com
 TRAJNIMET TJERA:
 PREZANTIMI NË POWER POINT (moduli bazik): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 1 orë dhe mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor 2016, çmimi për person është 30 euro. Për organizimet në grup me mbi 10 persona, trajnimi mund të organizohet brenda një dite të vetme, e sipas nevojave edhe gjatë ditëve të uikendit.
Trajnimi për EXCEL (tri nivele):  Trajnimi zgjat 3 ditë nga 2 orë dhe mbahet më 6, 7 dhe 8 korrik 2016. Çmimi për person është 30 euro. Për organizimet në grup me mbi 10 persona, trajnimi mund të organizohet brenda një dite të vetme, e sipas nevojave edhe gjatë ditëve të uikendit.
Kandidatët e interesuar mund të paraqiten në e mailin aurora.shehu@pjeterbudi.com
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Podgoricës

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga dekanët përkatës, Prof. Dr. Hashim Rexhepi dhe Prof. Dr. Ana Lalevic Filipovic konsiston në bashkëpunimin ndërinstitucional në shumë fusha akademike dhe zhvillimore, si: shkëmbim i studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta hulumtimi shkencor, programe të përbashkëta studimore, projekte të përbashkëta internshipi, organizim i përbashkët i konferencave, seminareve e aktiviteteve tjera etj.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” hapi Qendrën Trajnuese për modulet e ECDL-së

Me qëllim të avancimit të studimeve akademike, Kolegji “Pjetër Budi” dhe ECDL Kosova (European Computer Driving License) kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për themelimin e Test Qendrës së ECDL-së, ku krahas studentëve të Kolegjit , 7 modulet e teknologjisë informative do të mund ti kryejnë edhe të rinjtë e tjerë nga Kosova e rajoni.

 

“Qendra e trajnimeve do të funksionalizohet që nga  1 Shtatori, ndërkohë që trajnimet profesionale do ti mbajë stafi akademik I Kolegjit. Kjo është një nga përpjekjet e shumta të Kolegjit që ti zgjerojë veprimtaritë e tij dhe të jap kontributin për ngritjen e shkathtësive profesionale jo vetëm të studentëve tonë, por edhe të komunitetit në përgjithësi. Qendra e Trajnimeve për ECDL I ka dyert e hapura për të gjithë ata që duan të aftësohen në fushën e teknologjisë informative”, ka deklaruar me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, z. Hashim Rexhepi, Dekan I Kolegjit “Pjetër Budi”.

 

Ndërkaq Sovran Berisha, përfaqësuesi I ECDL Kosova ka shpjeguar se me hapjen e kësaj qendre Kolegji “Pjetër Budi’ po bëhet pjesë e rrjetit të qendrave të ngjashme që ekzistojnë në mbi 130 shtete të botës.

 

“ Fillimisht do të startohet me aftësimin e të rinjëve në modulet  TIK, Windows, Word , Excel , Access, Poëer Point dhe  Outlook, por krahas këtyre moduleve bazike, Kolegjit do ti ofrojmë edhe modulet tjera të avancuara evropiane nga kjo fushë”, ka deklaruar Berisha.

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Tryezë për rolin e doganave në proceset integruese

Shteti i Kosovës duhet të punojë që të krijojë mjedis të favorshëm për zhvillimin e biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në këtë kontekst, Dogana e ka rolin e vet të rëndësishëm, si institucion i zbatimit të ligjit. Kështu u tha gjatë tryezës debatuese “Roli i doganave në proceset integruese”, të organizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë, më 26 janar.

Deputeti Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës tha se vendi duhet të ketë ekonomi konkurrente dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Sipas tij, zhvillimi ekonomik i vendit është më primar sesa liberalizimi i vizave. Ndërkaq, si sfida për Doganën e Kosovës, Mustafa përmendi mbrojtjen nga politizimi, luftimin e kriminalitetit, mbrojtjen e interesit publik, zbatimin e kontrollit në tërë territorin e vendit dhe mbrojtjen e konkurrencës fer.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës theksoi se Dogana nuk është vetëm komponentë ekonomike, por edhe politike, sociale e edukuese, ndërkaq ka edhe karakter integrues. Sipas tij, katër sfidat kryesore të shtetit të Ksovës janë Evropa, edukimi, ekonomia dhe ambientalizmi

Ismail Mehmeti, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” dhe udhëheqës i Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion tha se Dogana e Kosovës është në mesin e institucioneve të zbatimit të ligjit që ka performuar më së miri në vendin tonë në periudhën e pasluftës.

“Dogana e Kosovës ka krijuar marrëdhënie partneriteti me shumë institucione doganore në regjion dhe më gjerë, duke qenë faktor me rëndësi integrues i vendit tonë”, theksoi Mehmeti.

Sipas tij, Dogana si institucion i zbatimit të ligjit determinon rrugën integruese të vendit nëpërmjet zbatimit të politikave ekonomike-tregtare, të cilat i harton qeveria.

Elez Syla, kyetar i Shoqatës së Agjencioneve Doganore të Kosovës pati qasje kritike ndaj punës së Doganës, kurse Orhan Çeku, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” theksoi se ky institucion i arsimit universitar, si i vetmi institucion shqipfolës në Ballkan që ofron studime universitare për Doganë dhe Shpedicion, kontribuon në përgatitjen e kuadrove të profesionalizuar në fusha specifike dhe të domosdoshme për zhvillim ekonomik të vendit.

Në emër të Kolegjit “Pjetër Budi”, pjesëmarrësit i përshëndeti Evliana Berani, prodekane për Çështje Akademike. Tryeza debatuese u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Doganave. Ligjëruesei Ismail Mehmeti tha se kjo ditë reflekton standarde që Organizata Botërore e Doganave i ka vendosur dhe duhet të plotësohen nga doganat e vendeve anëtare dhe atyre që pretendojnë të jenë vende anëtare, siç është rasti i Kosovës.

Në vitin 1953 në Bruksel është mbajtur seanca konstituive e Këshillit për Kooperim Doganor. Në seancën inauguruese kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 17 vendeve themeluese. Ky institucion në vitin 1994 ndryshoi emërtimin dhe tash quhet Organizata Botërore e Doganave. 26 Janari çdo vit shënohet si Dita Ndërkombëtare e Doganave.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Profesorë ndërkombëtarë mbajtën trajnim për studentët

Në Kolegjin ”Pjetër Budi” është mbajtur trajnimi për studentë, në kuadër të projektit TEMPUS për institucionet e arsimit të lartë. Në trajnimin që kishte bënte me zhvillimin e karrierës, shkathtësitë e prezantimit dhe komunikimin në biznes morën pjesë studentë dhe një pjesë e stafit akademik të Kolegjit ”Pjetër Budit”. Ata përfituan njohuri të mira dhe shkathtësi të nevojshme për tregun e punës nga emra të njohur profesorësh dhe ekspertësh të Kolegjit Universitar të Corkut (Irlandë), Universitetit Politehnica të Bukureshtit (Rumani) dhe organizatës WUS Kosova. Trajnimi në shkathtësitë e prezantimit u mbajt nga prof. dr. Norma Ryan e Kolegjit Universitar të Corkut, trajnimi për zhvillimin e karrierës nga prof. dr. Mariana Mocanu e Universitetit Politehnica të Bukureshtit, ndërkaq trajnimi i komunikimit në biznes nga përfaqësues të WUS Kosova. Ky ishte trajnimi i dytë për studentët në kuadër të projektit TEMPUS dhe në të, përveç studentëve e ligjëruesve, morën pjesë edhe përgjegjës të Zyrës së Karrierës dhe të zyrave të tjera të Kolegjit “Pjetër Budi”.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Profesori i Kolegjit “Pjetër Budi” në Forumin Evropian të Turizmit

Profesori i Kolegjit “Pjetër Budi”, Hysen Sogojeva ka marrë pjesë në Forumin Evropian të Turizmit, i cili është mbajtur në Napoli të Italisë. Përveç Sogojevës, i cili udhëheq Divizonin e Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, pjesë e forumit ishte edhe zëvendësministri i MTI-së, Cuneyd Ustaibo.

Edicioni i 13-të i forumit kishte për temë turizmin dhe kulturën në Evropë dhe pjesëmarrësit diskutuan për gjetjen e mënyrave për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së turizmit dhe shtimin e vendeve të punës në këtë sektor. Po ashtu, u trajtuan tema si digjitalizimi dhe inovacionet në turizëm, qasja në destinacione, si dhe trajnimi dhe edukimi në turizëm.

Përveç ministrave të turizmit të shteteve të BE-së dhe shteteve të tjera të Evropës, në forum të pranishëm ishin edhe komisionerët e Bashkimit Evropian për turizmin dhe kulturën.

“Pjesëmarrja e Kosovës atje ishte shumë e rëndësishme. Me kolegët e shteteve të tjera diskutuam mundësitë për rritjen e bashkëpunimit, në funksion të zhvillimit të turizmit”, tha prof. Sogojeva për Newsletter-in e “Pjetër Budit”.

Ndërkaq zëvendësministri Ustaibo në fjalimin e tij ka theksuar se momentalisht në botë ka rreth 1.2 miliard turistë, e deri në vitin 2030 ky numër do të ngritet në 2.5 miliardë. “Për këtë edhe Kosova do të ketë ngritje në turizëm, duke u bazuar në këto statistika, si dhe duke i ngritur kapacitetet turistike dhe duke krijuar mundësi për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik”, ka theksuar ai.

Sipas Usatibos, një ndër qëllimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës është edhe zhvillimi i turizmit regjional.“Krijimi i një pakoje turistike të përbashkët ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe të tjerëve do të mund ta ngriste kapacitetin e turistëve dhe do të krijonte mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për arsye se turizmi është një industri, që kërkon bashkëpunim për të pasur zhvillim”. Në këtë forum ka pasur bashkëbisedime bilaterale të delegacionit të Kosovës me delegacionet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë e Kroacisë, me të cilët është diskutuar për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ekspertja zvicerane Gisela Raber po mban trajnime në “PJETËR BUDI”

Ekspertja zvicerane Gisela Raeber është duke mbajtur trajnime dhe workshope për stafin e Kolegjit “Pjetër Budi” në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Me një përvojë të gjatë dhe specialiste në këto fusha, Raeber ka bashkëpunuar me institucione dhe kompani në shumë vende të Evropës. Bashkë me stafin e Kolegjit “Pjetër Budi”, ndërkaq, ajo do të punojë në zhvillimin e një strategjie të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të avancimit të insitucionit në fushën e komunikimit me publikun. Trajnimet do të zgjasin dhjetë ditë.

 

 

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/aktivitete/trajnimet">