Loading

Kategori: Studentore

Zyrtarë të EULEX-it mbajtën ligjëratë në kolegjin “ Pjetër Budi”

Robert Schofield dhe Gareth Reed, zyrtarë të EULEX-it, nga sektori i këshillimit doganor, mbajtën të hënën një ligjëratë për studentët e drejtimit Doganë dhe Shpedicion në Kolegjin “Pjetër Budi”.
Ata ndër të tjera folën për punën e EULEX-it në Doganë dhe menaxhimin e kufijve. Gjatë kësaj ligjërate u dhanë edhe shembuj konkretë lidhur me vlerësimin e riskut dhe me metodat dhe aparatet e ndryshme që përdoren për detektim.
Gareth Reed është këshilltar për Vlerësimin e Rreziqeve Doganore në EULEX, kurse Robert Schofield këshilltar për Hetimet Doganore.
Kjo ligjëratë e ekspertëve të EULEX-it është vazhdim i ciklit të ligjëratave të këtij misioni që po mbahen me studentët e Doganës dhe Shpedicionit, e që do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

U mbajt turniri në bowling

Hamdi Krasniqi, absolvent i drejtimit Doganë dhe Shpedicion është shpallur fitues i turnirit të bowlingut të Kolegjit “Pjetër Budi”, i cili u mbajt të hënën, më 24 qershor, në Prishtinë. Në vendin e dytë, ndërkaq, u rendit kryetari i Organizatës Studentore të “Pjetër Budit”, Ludvik Kërquku, po ashtu absolvent i drejtimit Doganë dhe Shpedicion.
Turniri tashmë tradicional është organizuar në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Sylë Tahirsylaj mbajti një ligjëratë për studentët e “Pjetër Budit”

Prishtinë, 17 qershor

Prf.Dr. Sylë Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, lidhur me sistemin e monitorimit të ujërave sipërfaqësore, dheut dhe cilësisë së ajrit.
Gjatë kësaj ligjërate, Tahirsylaj ka ndarë me studentët disa nga punimet dhe hulumtimet që lidhen me cilësinë e ajrit në Kosovë.
Kjo ligjëratë është organizuar në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”, ku studentët kanë mundësinë të bashkëbisedojnë me ekspertë dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ligjëratë për Nelson Mandelën në “Pjetër Budi”

Në shenjë të nderimit për njeriun që ia kushtoi gjithë jetën mesazheve të paqes dhe me rastin e vdekjes së tij, Kolegji “Pjetër Budi” organizoi një ligjëratë të hapur për jetën dhe veprën e Nelson Mandelës.

 

Në ligjëratë u tha se, vdekja e Mandelës është një humbje e madhe jo vetëm për Afrikën e Jugut, por edhe për gjithë njerëzimin. Mandela, i cili është angazhuar me dekada për luftën kundër apartheidit, për çfarë i vuajti 27 vjet burg, ishte dhe do të mbetet simboli i paqes, i lirisë dhe i barazisë. Ai ishte dhe mbetet simboli i përpjekjeve të përgjithshme njerëzore për një botë më të mirë dhe për një botë më të drejtë. Nelson Mandela do të mbetet inspirim për brezat që janë dhe për brezat që do të vijnë. Po ashtu, gjatë ligjëratës u prezantua edhe biografia e tij.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” pjesë e shënimit të Ditës së Tokës

Studentë të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Tokës, që u organizua sot me një varg aktivitetesh në Prishtinë. Nëpërmjet prezantimit të ofertës së “Pjetër Budit”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, si dhe pjesëmarrjes në organizim, studentët e Programit Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë promovuan dhe nxitën pjesëmarrjen qytetare në menaxhimin e mbeturinave dhe, po ashtu, do të jenë pjesë e promovimit të rrjetit “EcoFriend”, pjesë e të cilit është edhe Kolegji “Pjetër Budi”. 
Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 75 vende të botës dhe nga më se 500 milionë njerëz. Zyrtarisht, Kombet e Bashkuara e caktuan 22 prillin si Dita e Tokës dhe muajin prill si muajin e tokës. Kjo ditë shënohen me qëllim ndërgjegjësimin sa më të madh të qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ibrahim Nicaj zgjedhet kryetar i Parlamentit Studentor

Kolegji “Pjetër Budi” gjatë javëve të kaluar organizoi zgjedhjet studentore, ku morën pjesë studentët e drejtimeve të ndryshme, me këtë rast u bë zgjedhja e përfaqësuesve të të gjitha programeve që organizon Kolegji “Pjetër Budi”.
Ibrahim Nicaj, student i Programit Administrim Biznesi, është zgjedhur kryetar i Parlamentit Studentor të Kolegjit “Pjetër Budi”, me shumicë votash të përfaqësuesve të këshillave të programeve. Ndërkaq, nënkryetare është zgjedhur Azize Rama dhe sekretar Erblin Iberhysaj. Kështu, procesi i zgjedhjeve studentore në “Pjetër Budi” ka përfunduar dhe përfaqësuesit e zgjedhur janë zotuar se do të jenë të përkushtuar në organizimin sa më të mirë të aktiviteve dhe jetës studentore në përgjithësi.
Këto zgjedhje, të organizuara prej vitesh nga Kolegji ‘Pjetër Budi’, dëshmojnë punën dhe angazhimin e studentëve dhe stafit të Kolegjit për të krijuar mundësi, çasje dhe transparencë ndërmjet palësh. Përfaqësuesve të ri të studentëve, Kolegji ‘Pjetër Budi’ iu uron punë të mbarë dhe përfaqësim të denjë aktivitetet e studentëve dhe zotohet në vazhdimin e mbështetjes të cilën gjë Kolegji e ka bërë edhe më parë. Këshilli i studentëve sipas programeve është si në vijim: Këshilli i studentëve i programit Doganë dhe Shpedicion përbëhet nga: Ibrahim Deliu, Florian Aliu, Drenicë Zogaj, Mergime Bajrami, Jasmin Sylka dhe Lis Sahiti; Këshilli i studentëve i programit Administrim Biznesi përbëhet nga Anduenë Gashi, Duresa Mustafa, Gent Ukaj, Avni Mustafa dhe Fatime Krasniqi; Këshilli i studentëve i programit Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë përbëhet nga Blerta Murseli, Dardan Makolli, Anita Bahtiri dhe Ukë Morina; dhe në fund, Këshilli i studentëve i programit Sigurime përbëhet nga Ilaz Kqiku dhe Ardit Breznica.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” fillojnë punën praktike organizuar nga Ministria e Financave

Kolegji “Pjetër Budi” para disa kohe ka zhvilluar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Financave për punën praktike të studentëve dhe tash do të fillojë me punë praktike grupi i katërt i studentëve të Kolegjit. Ky grup studentësh i përbërë prej pesë (5) vetëve do të zhvillojnë punën praktike të organizuar nga Ministria e Financave e cila do t’i sistemojë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” nëpër agjencionet që janë nën menaxhimin e saj dhe njëkohësisht do t’iu jap nga një pagë simbolike. Kolegji “Pjetër Budi” përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Finanacave ka pasur për qëllim që studentëve të vet t’iu jap mundësi sa më të shumta të zhvillimit të praktikës së punës në mënyrë që studentët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës me rastin e përfundimit të studimeve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Ligjeratë e praktikë për studentët në zyrat e doganës në Mitrovicë

Me datë 27.11.2017 dhe 04.12.2017 studentët e programit Doganë dhe Shpedicion, viti i dytë, kanë vizituar zyrat e Doganës në Mitrovicë ku kanë mbajtur ligjëratë dhe praktikë në lëndën “Sistemet Informative Doganore”. Këtu studenetët u njoftuar me aspektin praktik të funksionimit të Sistemit Informativ në Doganën e Kosovës. Puna me studentët ka qenë interaktive, është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e funksionimit të sistemit Asycuda World – si program kryesor në punën e Doganës, është shpjeguar për rolin dhe ndikimin e TI-së dhe SI-së në ngritjen e punës profesionale, rritjen e efikasitetit të punës, rritjen e përgjegjësisë së zyrtarëve, uljen e burokracisë, etj.Studentët gjatë kësaj vizite e kanë parë aspektin praktik të funksionimit të sistemit informativ në institucion e Doganës si dhe janë njoftuar me “imputet”, përpunimin e të dhënave dhe me “outputet” për raste të caktuara.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Turnir futbolli 2017

Parlamenti studentor i Kolegjit ‘Pjetër Budi’ i përbërë prej përfaqësuesve të sapozgjedhur të studentëve, organizon TURNIR FUTBOLLI, i cili do të mbahet javën e ardhshme.Studentët që janë të interesuar mund të krijojnë ekipet e tyre dhe të regjistrohen te përfaqësuesi i ri i studentëve, Florian Aliu, prej datës 12.12.2017 deri më 15.12.2017, prej orës 15:00 deri në 17:00.Ekipi duhet të përbëhet prej gjashtë lojtarëve (5+1) dhe ekipi duhet ta ketë emrin e tij. Secili student mund të jetë pjesë vetëm e një ekipi.Për rrjedhën e mëtutjeshme të turnirit, si për hedhjen e shortit, orarin e lojërave, etj., do të njoftoheni me kohë.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

U mbajt Panairi i Turizmit, Hotelerisë dhe Prodhimeve Vendore

Më se njëzet kompani janë prezantuar të premten në Panairin e Turizmit, Hotelerisë dhe Prodhimeve Vendore, që u organizua në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shërbimet dhe produktet e tyre i kanë prezantuar agjenci të ndryshme turistike, hoteliere dhe prodhues vendorë.

Panairi kishte për qëllim ndërtimin e shkathtësive të studentëve të turizmit dhe lidhjen e tregut të turizmit me prodhimet vendore e organizata të teknologjisë, dizajnit dhe botës digjitale në përgjithësi.

Po ashtu, për herë të parë në ngjarje të këtij lloji, studentët kanë prezantuar hulumtimet për kompanitë pjesëmarëse dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.

Nën ideimin dhe implementimin e prof. Evliana Berani, ligjëruese e dy lëndëve të turizmit në Kolegjin “Pjetër Budi”, panairi është organizuar i tëri nga studentët, si një përvojë e mirë e lidhjes së fushës teorike me atë praktike të punës gjatë studimeve.

Puna e studentëve është çmuar lart nga përfaqësues të “Pjetër Budit”, ndërkaq Leonora Kusari, këshilltare e lartë për bizneset e vogla dhe të mesme pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka prezantuar mundësitë që ofrohen për zhvillimin e bizneseve në Kosovë. Panairi është vizituar nga qytetarë të shumtë.

” Nismat e tilla janë të rëndësishme për prodhimin e kuadrove dhe avanzimin e fushës së turizmit. Pa ndërlidhjen e botës akademike me kuadrot e tyre të ardhshme, hapsira dhe mundësitë për zhvillimin e sektorit të turizmit do të ishin shumë më të reduktuara”, ka thënë Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/aktivitete/studentore">