Loading

Kategori: Konferenca

Pjesëmarrësit e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare

SESIONI I PARË

Ekonomi, Financa dhe Administrim Biznesi

1.      Endri Papajorgji

Privatizimi në Shqipëri si themel i integrimit në BE

Privatization in Albania as the foundation of integration in EU

2.     Sofronija MiladinoskiSanja NikolicJelena Tast

Qarkullimi ndërkombëtar i kapitalit gjatë krizës post financiare: implikacionet dhe ndryshimi

International capital flows in the post- global financial crises period: implications and changes

3.    Sherif Gashi

Roli i bankave në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik në Kosovë

The role of banks in the developement of small and medium enterprises in Kosovo and its impact in the economic developement

 

4.      Katerina Angelevska-Najdeska, Elena Angelevska-Skeparoska

Etika në marketing dhe përgjegjësia shoqërore – faktorë të rëndësishëm për biznes të suksesshëm

Marketing Ethics and Social Responsibility-Important Factors for Successful Business

5.      Vasko Cuculeski, Nako Tashkov

Aplikimet e matjeve në strategjitë për marketing

The Appliance of Benchmarking in the Strategy of Marketing

6.      Faruk Belegu

Zhvillimi teknologjik nga aspekti i ekonomise teknologjike

Technology development in a context of technology of economics

7.      Aferdita Qekaj

Aplikimi i sistemit informativ gjeografik “GIS” në ndihmë të shërbimit policor

Appliance of the geographical information system GIS in Kosovo Police

8.      Ardian K. Retkoceri

Fuqia e lirë punëtore në Kosovë

Cheap Labor Force in Kosovo

 

SESIONI I DYTË

Doganë, Shpedicion, Politikë Fiskale dhe Tregti Ndërkombëtare

1.      Ivica Smiljkovski, Nada Petruseva, Danijela Smilevska

Taksimi i dyfishtë dhe taxa nga të hyrat personale: Rasti i Maqedonisë

Double Taxation and Personal Income Tax, the case of Republic of Macedonia

 

2.      Ismajl Mehmeti, Naim Kamberaj

Tregu ndërkombëtar dhe zhvillimi ekonomik i vendit

International Market and Economic Development of the Country

3.      Jeton Vokshi

 ICC INCOTERMS 2010 –  si standard modern integrues, aplikimi i drejtë- mundësi për zhvillimin ekonomik.

ICC “INCOTERMS 2010” a Modern integrating standard, its right application is a possibility for economic development

4.      Shkëlqesa Ibrahimi Çitaku

Masat ndërkombëtare kundër pastrimit të parasë dhe lidhja me evazionin fiskal – Kosova
International measures against money laundering, relations with fiscal evasion – Kosovo

5.      Lulzim Shabani, Ilir Bytyçi

Aplikimi i sistemeve moderne të informacionit në dogana dhe proceset integruese.

The application of modern information systems in customs and integration processes

6.      Sabri Klaiqi

Zonat e lira Ekonomike mundësi për një Zhvillim Ekonomik të Vendit

Free Economic Zones – an opportunity to country’s economic development

7.      Flamur Bunjaku

Investimet e huaja direkte si aset anëtarësimi në BE

FDI Inwards as an Asset to Joining EU

SESIONI I TRETË

Studime të drejtësisë

1.      Makbule Çeço

Reforma Administrative Territoriale në Shqipëri, faktor dhe sfidë në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe integrimit në BE.

Territorial Administrative Reform in Albania, a Challenge Factor in the Path of Consolidating Democracy Towards EU Integration

2.      Radovan Çela,  Ervis Çela,

Kontratat ndërkombëtare:  Rregullat që rregullojnë transaksionet e shitjes së mallrave

International Contracts: Rules governing international transactions of sale of goods

 

3.      Zlate Dimovski, Bojan Jovcevski, Ice Ilijevski

Forcimi i rendit dhe ligjit ; Llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale

Strengthening the Rule of Law and Accountability/Responsibility of Institutions

4.      Emira Kazazi, Ervis Çela,

Impakti i sovranitetit, konsideratat lidhur me të drejtat e njeriut dhe mos-ndërhyrjen mbi debatin lidhur me ndërhyrjen humanitare

The impact of Sovereignty, Non-intervention and Human Rights Considerations on the Debate Concerning Humanitarian Intervention

5.      Berat Aqifi, Sasha Dukoski

Kodifikimi i të drejtës Evropiane Kontraktuese

Codification of European Treaties Right

6.      Dhorina Theodhori

Trafikimin e narkotikëve

Drug trafficking

7.      Ilirjan CUKAJ, Lirime CUKAJ

Pozita dhe roli i shqiptarëve nëMal tëZi

Position and the role of Albanians in Montenegro

8.      Matteo Sabini

Fokusi në procesin e integrimit Evropian në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë

A focus on Albania, Bosnia-Herzegovina and Kosovo European Integration Process

9.      Dhurata Milori

Lufta kundër korrupsionit n sistemin e gjyqësisë në Shqipëri

The fight against corruption in the Albanian  justice system

10.  Ardian Elezi

Dimensionet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane . Mes objektivave të mbrojtjes civile dhe aftësive ushtarake.

The European common defense Policy and security dimensions.  Between  the civilian defense  goals  and objectives  as well as military capabilities.

11.  Arbresha Zogjani

Mbrojtja e Veprës Muzikore si e Drejte Autoriale –  Rasti  Kosovë

Protection of Musical work as Copyright: Kosovo Case

12.  Alban Krasniqi

Mbrojtja Kushtetuese e të Drejtave të Njeriut në Kosovë dhe  Roli i Gjykatës Kushtetuese në këtë Mbrojtje”

Constitutional protection of the human rights and the role of the Constitutional Court

13.  Shkodran Ismaili

Bashkëpunimi rajonal në procesin eurointegues

Regional cooperation in euro-integration process

SESIONI I KATËRT

Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë

1.      Dr. Merime Mustafi, Mr.sc.Rukije Ibraimi

Lumi Drini i Zi, burimet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e këtij lumi

River Drini i Zi, Necessary Sources and Measures Mass for Protection of this River

2.      Zija Zimeri, Ejup Abdullahu

Vlerat e rëndësishme antropogjene të turizmit komplementar

The important values of the anthropogenic complementary tourism

3.      Manjola Xhahysa, Bledar Striniqi

Rëndësia e Promovimit tëTurizmit nëZonat Malore Ndërkufitare tëShqipërisëme Vendet e Rajonit, nëKuadër tëIntegrimit Europian

The role of the tourism promotion in a rural and cross border areas of Albania with other countries in the region – European Integration context

4.      Hysen Sogojeva

Aktivitetet promovuese tëqytetit tëPrishtinës, njërealitet për zhvillimin e turizmit

Promotional activities in the city of Prishtina, a reality for tourism development

5.      ZoranFilipovski, SretenMiladinoski,  Dori Pavloska Georgieska

Bashkëpunimi rajonal si mjet për implementimi e shpejt të politikave migruese në Ballkanin Perëndimor

Regional cooperation as a tool for rapid implementation of the migration policy of the Western Balkan

 

 

 

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare ”Procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”

U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare ”Procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”
I ka përmbyllur punimet në Kolegjin “Pjetër Budi” konferenca shkencore ndërkombëtare
 ”Procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Më se 50 studiues nga vendi dhe rajoni u paraqitën me kumtesat e tyre shkencore në temat e konferencës, si zhvillimi i doganave dhe shpedicioneve në perspektivën e integrimeve evropiane, zhvillimi i biznesit, turizmit, hotelerisë, industrisë së sigurimeve etj. Po ashtu, studiuesit referuan edhe për tema si investimet e huaja, zhvillimi i resurseve njerëzore, legjislacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i BE-së, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, transparenca, dialogu dhe bashkëpunimi rajonal, politikat migruese, liberalizimi i vizave, procesi i riatdhesimit etj.
Në hapje të konferencës, pjesëmarrësit i përshëndetën Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, Zëvendësministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli dhe Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, Brunoi Rexhaj. Nikaj u kryesisht u fokusua në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe përfitimet e qytetarëve të Kosovës nga ajo. “Negocimi i MSA’së ndikon edhe në rritjen e investimeve të huaja. Kosova e ka negociuar këtë marrëveshje duke u bazuar plotësisht në kapacitetet e veta”, tha ai.
Kurse, Kasapolli tha se Kosova ka dhënë dëshmi të qarta se është serioze në procesin e integrimit në BE. Ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe theksoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet. “Koha e migrimit jo të rregullt dhe azilit ka kaluar. Kosova tash është vend i sigurt, me zhvillim gradual ekonomik dhe perspektivë evropiane”, theksoi ai.
Rexhaj, ndërkaq, u shpreh se rruga e Shqipërisë dhe e Kosovës është e përbashkët drejt Intergimeve Evropiane, “Edhe pse Shqipëria është disa faza më të avancuara sa i përket integrimit, sërisht rruga e dy vendeve tona drejtë BE-së, është një trend i përbashkët që në një të ardhme të afërt të jemi bashkarisht pjesë e familjes së madhe evropiane” theksoi ai.. Me rastin e hapjes së konferencës, Nuhi Rexhepi, Dekan i Kolegjit “Pjetër Budi”, theksoi se puna kërkimore –shkencore ka qenë gjithmonë një ndër synimet më të rëndësishme të këtij institucioni, duke shndërruar atë, krahas punës mësimore, në një qendër të rëndësishme hulumtuese në fushat që mbulon (Dogana, Turizëm, Administrim Biznesi dhe Sigurime).
Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare, tashmë tradicionale, organizohet në kuadër të aktivitetit shkencor-hulumtues të Kolegjit “Pjetër Budi”, me qëllim që studiuesve t’iu jepet mundësia që të kontribuojnë me punët e veta shkencore, ndërkaq opinioni të njihet me propozimet dhe zgjidhjet që kanë të bëjnë me shumë çështje, në perspektivën e integrimeve evropiane.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” organizon Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare

Më 31 maj 2014, në Prishtinë Kolegji “Pjetër Budi” organizon Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare “Procesi i integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues nga vendi dhe bota, të cilët me punimet e tyre do të referojnë në tema të ndryshme, siç janë: zhvillimi i doganave dhe shpedicioneve në perspektivën e integrimeve evropiane, zhvillimi i biznesit, turizmit, hotelerisë, industrisë së sigurimeve etj. Po ashtu, studiuesit do të referojnë edhe për tema si investimet e huaja, zhvillimi i resurseve njerëzore, legjislacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i BE-së, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, transparenca, dialogu dhe bashkëpunimi rajonal, politikat migruese, liberalizimi i vizave, procesi i riatdhesimit etj.

Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare, tashmë tradicionale, organizohet në kuadër të aktivitetit shkencor-hulumtues të Kolegjit “Pjetër Budi”, me qëllim që studiuesve t’iu jepet mundësia që të kontribuojnë me punët e veta shkencore, ndërkaq opinioni të njihet me propozimet dhe zgjidhjet që kanë të bëjnë me shumë çështje, në perspektivën e integrimeve evropiane.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” në konferencë shkencore ndërkombëtare

Prof. dr. Orhan M. Çeku, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Sfidat e Harmonizimit të Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit Shkencor
në Trojet Shqipfolës”, e cila u mbajt në Tiranë më 29-31, gusht 2013, organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca.
Në kuadër të Seksionit të Shkencave të Drejtësisë, të konferencës, Çeku  prezantoi kumtesën shkencore “Statusi Juridik i Shoqërive Tregtare në Kosovë – analizë komparative dhe rëndësia e
tyre në zhvillimin e ndërmarrësisë”.
Në konferencë mori pjesë edhe Fatmir Halili, MA, Zyrtar i Shërbimit të Studentëve në Kolegjin “Pjetër Budi”, i cili prezantoi kumtesën me titull “Vendimet e Arbitrazhit Tregtar Ndërkombëtar”.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Pjesëmarrje në konferencën Shkencore ndërkombëtare për integrimet evropiane

Dr. Orhan M. Çeku, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, ka marrë pjesë në Konferenca e Dytë Akademike Ndërkombëtare mbi Integrimet Evropiane “Integrimi i Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian – Sfidat”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, e cila është mbajtur më 29-30 qershor në Tetovë.

Në konferencë pjesëmarrës ishin figura të njohura nga jeta politike dhe akademike, si zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Fatmir Besimi, ministri i Qeverisjes Lokale, Tahir Hani, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, profesor Blerim Reka, profesoresha Magbule Çeço etj. Prof. Çeku prezantoi kumtesën shkencore “Zhvillimi ekonomik i vendeve në tranzicion”.

Nga Kolegji ”Pjetër Budi”, në konferencë mori pjesë edhe MA.sc. Fatmir Halili, i cili ka prezantuar temën me titull “Marrëveshja e arbitrazhit në arbitrazhin tregtar ndërkombëtar”.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Vizitë studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit

Ligjëruesi i Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”, Imer Mushkolaj, ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit (Rumani), në kuadër të projektit të Tempus’it, që po zbatohet nga WUS Kosova “Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimnxënies dhe mësimdhënies së bazuar në hulumtim, në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës”.
Gjatë vizitës janë trajtuar tema, si: pozicionimi i arsimit të lartë në sistemin e edukimit formal dhe joformal, definimi i rezultateve të mësimnxënies në programet e reja të studimit në nivelet Bachelor dhe Master, procesi i validimit të kualifikimeve etj.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Konferenca “Sigurimet e detyrueshme në Kosovë, sot dhe nesër”

Prishtinë, qershor – “Sigurimet e detyrueshme në Kosovë, sot dhe nesër” ishte tema e konferencës së organizuar nga Universiteti i Shkencave Organizative “Pjetër Budi”, që u mbajt në hotelin “Grand”, në Prishtinë.
Në debat, ku morën pjesë përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovë, Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, kompanive të sigurimeve, përfaqësues nga Ministria e Financave të Maqedonisë, Ministrisë së Transportit të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe ekspertë të pavarur u diskutua në pëgjithësi për sigurimet e detyrueshme në Kosovës.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”

Prishtinë, qershor 2010 –“Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave” ishte tema e konferencës së organizuar nga Instituti për Studime i Shkencave Organizative –Aplikative “Pjetër Budi”, që u mbajt më 02 qeshor 2010 në lokalet e Institutit “Pjetër Budi”.
Në këtë konferencë ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të Doganave të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe të bizneseve, është diskutuar për lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave, si dhe për çështje tjera ekonomike që po preokupojnë vendin.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Konferenca shkencore nderkombetare

Kolegji Universitar “Pjetër Budi” dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

MENAXHIMI I RESURSEVE EKONOMIKE NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT TË VENDEVE NË TRANZICION

23 – 24. 05. 2013

Prishtinë, Kosovë

 

Kolegji Universitar “Pjetër Budi” në Prishtinë këtë vit shënon nëntëvjetorin e ekzistimit në lëmin e turizmit, doganës, menaxhimit dhe sigurimeve në Kosovë. Kolegji do ta shënojë këtë jubile në mënyrë solemne dhe me aktivitete punuese, duke organizuar konferencë shkencore ndërkombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Departamenti i Turizmit.

Konferenca shkencore është e hapur për hulumtuesit të cilët merren me teorinë dhe praktikën e menaxhimit të resurseve ekonomike, si dhe për ekspertët – përfaqësues të ndërmarrjeve hoteliere – turistike, të industrisë së sigurimeve, doganës etj.

Regjistrimi i pjesëmarrësve, hapja e takimit, seanca plenare dhe veprimtaria sipas seksioneve do të organizohet në Prishtinë. Mirëpresim kontributet dhe bashkëpunimin tuaj

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/