Loading

Kategori: Konferenca

Më se 150 studiues në konferencën shkencore të bashkorganizuar nga “Pjetër Budi”

Më se 150 autorë, me rreth 80 punime shkencore, kanë marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Roli i arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonomik të vendeve të regjionit” e cila është mbajtur në Ulqin të Malit të Zi, bashkorganizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim nga Ulqini me Kolegjin “Pjetër Budi” dhe institucione të tjera. Studiuesit pjesëmarrës kanë qenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Hungaria, ndërkaq “Pjetër Budi” është përfaqësuar nga profesorët Seadin Xhaferi, Naser Raimi, Haqif Arifi, Fitim Maçani e Elizabeta Murati.

Qëllimi i konferencës ishte që, nga këndi shkencor të analizojë përpjekjet, sfidat dhe mundësitë e e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit , respektivisht fokusimi i qartë dhe thelbësor i kontribuesve që nëpërmjet punimeve shkencore të trajtojnë temën në aspektin shumëdimensional, duke i përfshirë të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike.

Konferenca ka bërë bashkë shkencëtarë, akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme me qëllim që të gjithë të mund t'i zgjerojnë njohuritë e tyre specifike dhe të përgjithshme dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime mbi rolin e arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonomik. Po ashtu, konferenca ishte një forum ndërdisiplinor për studiuesit, praktikantët dhe profesorët pjesëmarrës, por edhe për hulumtuesit, pa lënë anash diskutimet për inovacionet, tendencat, shqetësimet dhe sfidat e hasura në krijimin e një shoqërie moderne dhe zgjidhjet e mundshme të investimeve për zhvillimin ekonomik.

Punimet e prezantuara iu takonin fushave të ndryshme, si shkencave ekonomike, juridike, politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, gazetarisë, teknologjisë informative dhe komunikuese, integrimeve evropiane etj.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Dhjetëra studiues në konferencën shkencore të bashkorganizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”

Dhjetëra studiues nga rajoni dhe më gjerë, në mesin e të cilëve edhe profesorë e studentë të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë marrë pjesë në Konferencën e Tetë Shkencore Ndërkombëtare “Roli dhe efektiviteti i investimeve në procesin e integrimit të shoqërive ballkanike pas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, e cila është mbajtur sot në Ulqin.
Një fjalë përshëndetëse në konferencë e ka mbajtur edhe dekani i “Pjetër Budit”, prof. dr. Hashim Rexhepi i cili, po ashtu, është prezantuar si bashkautor edhe me punimin shkencor “Performanca e tregut të sigurimeve – Studimi i tregut të sigurimeve në Kosovë për periudhën 2013-2014”.
“Pjetër Budi” sivjet ishte në mesin e bashkorganizatorëve të konferencës, e cila organizohet nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kolegji “Pjetër Budi” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Podgoricës

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga dekanët përkatës, Prof. Dr. Hashim Rexhepi dhe Prof. Dr. Ana Lalevic Filipovic konsiston në bashkëpunimin ndërinstitucional në shumë fusha akademike dhe zhvillimore, si: shkëmbim i studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta hulumtimi shkencor, programe të përbashkëta studimore, projekte të përbashkëta internshipi, organizim i përbashkët i konferencave, seminareve e aktiviteteve tjera etj.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

“Pjetër Budi” nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi

  Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim me seli në në Ulqin. Marrëveshja e nënshkruar nga dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, Prof. Dr. Hashim Rexhepi dhe drejtori i Institutit…, Prof. Dr. Elez Osmani përfshin bashkëpunimin ndërmjet të dy institucioneve në fusha të ndryshme shkencore e zhvillimore, siç janë organizimi i projekteve të përbashkëta të hulumtimi shkencor, organizimi i seminareve dhe konferencave shkencore dhe shkëmbimi i përvojave.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Prof. Emira Limani prezantoi në konferencë ndërkombëtare

Ligjëruesja e Kolegjit “Pjetër Budi“, Emira Limani ka prezantuar në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Sociologjisë i Universitetit të Wroclawës në Poloni. Tema e prezantimit “Branding Kosovo” ka shtjelluar literaturën e mbledhur në fushën e marketingut dhe ka prezantuar rezultatet e hulumtimit rreth kampanjës Europianët e Rinj (The Young Europeans).

Prezantimi është pritur mjaft mirë nga pjesëmarrësit e tjerë në konferencë, të cilët kanë parashtruar pyetje. Pjesëmarrja në konferencë është realizuar në kuadër të vizitës studimore që ligjëruesja ka zhvilluar në Institutin e Sociologjisë të Universitetit të Wroclawës, ku ka realizuar edhe pyetësor dhe intervista me pjesëmarrësit e konferencës, hulumtim në bibliotekë etj.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Dhjetëra studiues në Konferencën e Katërt Shkencore Ndërkombëtare

Me pjesëmarrjen e studiuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia, në Kolegjin “Pjetër Budi” është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi ekonomik si bazë për krijimin e vendeve të reja të punës”. Konferencën e ka përshëndetur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili në fjalën e tij ka përmendur tri parakushte themelore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik: infrastrukturën, energjinë dhe arsimin e edukimin.
Pasi ka folur për arritjet në infrastrukturë dhe energji, Stavileci është ndalur në arsim, duke thënë se fokusi i të gjithëve duhet të përqendrohet në ngritjen e cilësisë, në mënyrë që studentët të jenë të gatshëm për tregun e punës. Ai ka theksuar se një shtet i vogël si Kosova është e pamundur që çdo vit të prodhojë dhjetë mijë ekonomistë, juristë dhe studiues të shkencave politike.
Stavileci ka folur edhe për rëndësinë shumë të madhe të teknologjisë së informacionit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së papunësisë. Sipas tij, bujqësia dhe IT-ja janë dy sektorë që mundësojnë krijim më masiv të vendeve të reja të punës.
Dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, Nuhi Rexhepi, në fjalën e tij ka vënë theksin në kontributin dhjetëvjeçar të këtij institucioni të arsimit universitar në përgatitjen e kuadrove për tregun e punës.
Gjatë punimeve të konferencës, studiuesit kanë prezantuar kumtesat e tyre shkencore, në të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme të lidhura me temën bosht – që nga roli i teknologjisë informative në zhvillim dhe punësim, menaxhimi strategjik i resurseve njerëzore dhe zhvillimi e ngritja e performancës së ndërmarrjeve publike, deri te ndikimi i ligjit në gjenerimin e vendeve të punës.
Konferenca shkencore ndërkombëtare e Kolegjit “Pjetër Budi” është tradicionale dhe sivjet është organizuar në dhjetëvjetorin e punës akademike dhe shkencore të këtij institucioni.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Konferenca ndërkombëtare e “Pjetër Budit” më 23 maj

Konferenca tradicionale ndërkombëtare shkencore, e cila organizohet nga Kolegji “Pjetër Budi”, do të mbahet në këtë institucion më 23 maj 2015 duke filluar nga ora 10:00.

Këtë vit, tema e konferencës së katërt me radhë është “Zhvillimi ekonomik si bazë për gjenerimin e vendeve të reja të punës”. Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues e hulumtues të fushave të ndryshme, të cilët me punimet shkencore do të kontribuojnë që vendimmarrësit të kuptojnë sa më mirë lidhjen ndërmjet zhvillimit ekonomik dhetregut të punës. Në këtë mënyrë do të mund të rritej numri i vendeve të punës dhe përqindja e punësimit.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Kënaqshmëria e të rinjëve me shërbimet publike

Në konferencën e mbajtur nga studentët praktikant në Kolegjin “Pjetër Budi”, u prezantuan tre problemet kryesore me të cilat ballafaqohen të rinjtë e kryeqytetit. Në grupin e parë të problemeve sipas sondazhit përfshihen ekonomia, papunësia dhe varfëria në grupin e dytë problemet në fushën e shëndetësisë, kurse në grupin e tretë të problemeve kryesore, sipas perceptimit të tyre janë uji dhe mbeturinat.

Nga ky sondazh kanë dalur edhe tre shërbimet më të mira komunale që sipas rezultateve nga të anketuarit janë siguria, infrastruktura dhe energjia

Të anketuarve u është drejtuar edhe një pyetje për përfaqësimin e rinisë në parti dhe institucione, e që del se 85% e tyre mendonjë se rinia nuk është e përfaqësuar sa duhet në parti dhe institucione qendrore e lokale të Kosovës.

 

Sondazhi është realizuar në muajin shtatorë nga studentë të tre fakulteteve nën ombrellën e Kolegjit “Pjetër Budi”

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Prezantimi i programit ERASMUS+ për studentet dhe stafin e “PJETËR BUDIT”

Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Remzije Istrefi ka mbajtur një prezantim për studentët, stafin akademik dhe stafin menaxherial të Kolegjit “Pjetër Budi”. Gjatë prezantimit, Istrefi është fokusuar në mundësitë që programi Erasmus+ ofron në komponentat kyçe, si ngritja e kapaciteve institucionale, mobiliteti i studentëve, stafit akademik e administrativ dhe partneritetet strategjike.

Programi Erasmus+ ka për qëllim ngritjen e aftësive, punësimit, si dhe modernizimin e arsmimit, praktikës profesionale dhe aktiviteteve të të rinjve. Erasmus+ mbështet bashkëpunimet transnacionale në mes të arsimit, praktikës profesionale, po ashtu edhe institucioneve dhe organizatave rinore, që të nxisin bashkëpunimet dhe ndërlidhjen e botërave të arsimit dhe të punës. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së në fushën e arsimit, praktikës profesionale dhe rinisë. Më shumë informata rreth Programit Erasmus+ gjenden në linkun https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Konferenca ndërkombëtare e “Pjetër Budit” më 23 maj

Konferenca tradicionale ndërkombëtare shkencore, e cila organizohet nga Kolegji “Pjetër Budi”, do të mbahet në këtë institucion më 23 maj 2015. Këtë vit, tema e konferencës së katërt me radhë është “Zhvillimi ekonomik si bazë për gjenerimin e vendeve të reja të punës”. Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues e hulumtues të fushave të ndryshme, të cilët me punimet shkencore do të kontribuojnë që vendimmarrësit të kuptojnë sa më mirë lidhjen ndërmjet zhvillimit ekonomik dhetregut të punës. Në këtë mënyrë do të mund të rritej numri i vendeve të punës dhe përqindja e punësimit.

 

Në këtë link e gjeni thirrjen për aplikim: thirrje per aplikim

Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/aktivitete/konferenca">