Aplikoni për Praktikë në “Pjetër Budi”

Kolegji “Pjetër Budi” ofron mundësinë për 20 studentë që të kryejnë praktikën në këtë institucion, në fusha të ndryshme, për periudhë tremujore.

Studentët praktikantë do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e punës dhe aktiviteteve që zhvillohen në Kolegjin “Pjetër Budit” dhe për praktikën që kryejnë do të paguhen me një shumë simbolike.

Studentët e interesuar duhet të aplikojnë në Administratën e Kolegjit deri të martën, më 5 maj 2015.

Praktika fillon sapo të plotësohet numri prej 20 studentësh.

Shfrytëzojeni mundësinë për praktikë në ”Pjetër Budi”. Ju mirëpresim!

Leave a comment