Kolegji Pjetër Budi

Me moton “E bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”, Kolegji “Pjetër Budi” gjithmonë i ka dalë në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut duke mundësuar organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut mbrenda objektit te saj.

Numër i madh studentësh, pjesëtarë të stafit akademik, administrativ e menaxhues çdo herë i përgjigjen aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut që zhvillohet deri në 3 herë mbrenda një viti akademik. Studenti i parë dhe i rregullt në qdo aksion është Qëndrim Tërnava.

Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. 
Ftohen stafi, studentët dhe komuniteti i lagjes që ti bashkangjiten këtij akti të thjeshtë personal, me vlera të mëdha humane dhe civile.