AFATI I NËNTORIT 2020

Nga sot, date: 10.11.2020, fillon afati i provimeve te Nentorit ne Kolegjin “Pjeter Budi”.

Me qëllim të përmbajtjes së rekomandimeve të dhëna nga IKSHP dhe Rektorati i Kolegjit që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë mbajtjes së provimeve duhet të respektohen masat si më poshtë:

• Të gjithë studentët dhe stafi akademik duhet të kenë maska mbrojtëse dhe dorëzat gjatë gjithë kohës së zhvillimit të provimit si dhe gjatë konsultimeve dhe kontakteve të ngjajshme me studentë;

• Provimet do të organizohen në atë mënyrë që numri i studentëve në klase të jetë në përputhje me rekomandimet për mbajtjen e distancës;

• Duhet të shmanget grumbullimi i studentëve jashtë sallave të dedikuara për mbajtjen provimeve;

• Studentët rekomandohen të jenë në objektin e Kolegjit dhe pranë sallës së paraparë për mbajtjen e provimit jo më herët se 10 min. para fillimit të orës së provimit dhe posa të përfundojnë provimin duhet të largohen menjëherë nga objekti i Kolegjit;

• Mos-përmbajtja ndaj këtyre rregullave do të rezultojë me përjashtimin nga e drejta e provimit.

Bashkëpunimi i studentëve dhe stafit akademik është shumë i rëndësishëm në këto rrethana andaj ne ju falenderojmë përaprakisht për mirëkuptimin tuaj!

Leave a comment