Loading

Administrim Biznesi BA

Administrim Biznesi – Baçelor
Kush nuk do të dëshironte të administrojë një biznes? Sigurisht se kjo është një ëndërr e shumë të rinjve. Shfrytëzone mundësinë që një ëndërr të tillë ta bëni realitet.
Kolegji “Pjetër Budi” ofron nivelin BA të programit akademik “Administrim Biznesi”. Programi Studimor Administrim Biznesi përfshinë katër (4) profile – drejtime të veçanta. Studentët në semestrin e pestë (5) mund të zgjedhin njërin nga profilet e mëposhtme:

Banka dhe Kontroll Financiar
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Marketingut
Administratë Publike
Nëse bëni zgjedhjen e duhur dhe i bashkoheni familjes sonë, pas tri vitesh bizneset tuaja do të mund ti administroni me lehtësi dhe të garantoni se në rrugën e tyre të zhvillimit ato do të jenë biznese të suksesshme. Në Kolegjin tonë programet akademike të nivelit baçellor zgjasin tri vjet. Mësimi është i shtrirë në gjashtë semestra. Në rast se vendosni të vazhdoni studimet në nivelin master (MA), çdo institucion akademik në vend apo kudo në botë, nga ju do të kërkojë pikërisht Diplomën BA. Me ne ju nuk do arrini vetëm njohuritë e përgjithshme nga fusha e administrimit të bizneseve, por do të specializoheni në fusha më të ngushta të administrimit të biznesit, që do t’ju ndihmojë në karrierën e juaj të mëtutjeshme, akademike dhe profesionale. Falë programit akademik universitar “Administrim Biznesi” ju do të fitoni njohuri dhe shkathtësi në fushat si: Banka dhe Kontroll Financiar, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Menaxhim i Marketingut dhe Administratë Publike. Me fjalë tjera, bashkëudhëtimi ynë tre vjeçar, ofron mundësinë që ju nesër të jeni profesionistë të suksesshëm.

Struktura e programit

Semestri 1

Hyrje në Ekonominë e Tregut

Bazat e menaxhimit

Gjuhë angleze I

Teknologji Informative

Hyrje në shkrimin akademik

Matematika për biznes

Ndërmarrësi

Semestri 2

Kontabiliteti

Statistikë

Gjuhe angleze II

Politika e Legjislac. i BE-së

Teknologjia informative

E drejta afariste

Semestri 3

Financat publike

Kontabiliteti financiar

Bazat e marketingut, shitja dhe promocioni

Menaxhimi i bizneseve të vogla dhe të mesme (BVM)

Anglishtja për biznes

Komunikim dhe Marrëdhënie me publikun

Semestri 4

Vendimmarrja

Politika dhe sistemi fiskal

Etika në biznes

Menaxhimi financiar

Baza e të dhënave

Sjellje Organizative

Profili: Menaxhim i Marketingut
Semestri 5

Hulumtimi i tregut dhe analiza

Biznesi Ndërkombëtar

Sjellja e konsumatorit

Praktika

Menaxhimi i Resurseve Njerëzore

Shkrimi akademik

Semestri 6

Menaxhimi i Projekteve

Menaxhimi Strategjik

Marketingu ndërkombëtar

Punim diplome

Shitja dhe promocioni

e – marketing

Profili: Banka dhe Kontroll Financiar
Semestri 5

Menaxhmenti Bankar

Krimi i organizuar dhe ai kompjuterik

Qarkullimi i Pagesave

Praktika

Menaxhimi i resurseve Njerëzore

Shkrimi akademik

Semestri 6

Metodika e Hulumtimit të Kriminalitetit Financiar

Menaxhimi i risqeve te bankat

Kontrolli dhe Auditimi (revizion)

Tema e diplomës BA

E-Banking

Tregjet financ. dhe bursat

Profili: Administratë Publike
Semestri 5

E drejta administrative

E drejta kushtetuese

Vetëqeverisja lokale

Praktika

Menaxh. i resurs.Njerëzore

Shkrimi akademik

Semestri 6

E drejta e punës dhe beneficionet

Procedurat Administrative

Rekrutimi dhe selektimi i kandidatëve në administratën publike

Tema e diplomës BA

Qeverisja e korporatave

e – qeverisja

Profili: Resurset Njerëzore
Semestri 5

Menaxhimi i resurseve njerëzore

Politika e punësimit dhe ligji i punës

Lidershipi

Praktika

Rekrutimi, evaluimi i performancës

Shkrimi akademik

Semestri 6

Menaxhimi strategjik i resurseve njerëzore

Diversiteti kulturor, negociatat dhe menaxhimi i konflikteve

Psikologjia e punës

Punimi i diplomës BA

Qeverisja e korporatave

Menaxh. i Sist. Informative

e- qeverisja

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/administrim-biznesi-ba">