Me moton “Një ndihmë e vogël e jona do të thotë shumë për fëmijët me sindrom down”, Kolegji Pjeter Budi, të martën, më 27 Nëntor 2018, organizoi ditë humaniteti .
Gjatë kësaj dite Administrata nuk do të ofrojë shërbime për studentët, por ligjëratat do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt.
Studentëve dhe profesorëve do t’u ofrohen produkte ushqimore me çmime të arsyeshme ( të pregaditura nga stafi administrativ dhe akademik i Kolegjit) , ndërkaq mjetet financiare që grumbullohen nga shitja e produkteve do t’iu dedikohen fëmijëve të prekur me sindrom down.
Aktiviteti do të zgjasë gjatë tërë ditës. Ditës së humanitetit mund t’i bashkohen edhe studentët , duke kontribuar në forma të ndryshme – qoftë duke sjellë ndonjë ushqim ose vetëm duke u shoqëruar dhe dhënë përkrahje morale.
Ju mirëpresim!