Loading

Muaj: Korrik 2020

KONKURS PËR ZGJEDHJE TË PERSONELIT

Kolegji “Pjeter Budi”, në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë (Ligji nr, 04/L-037)  dhe në bazë të Rregulloreve dhe Statutit të Kolegjit “Pjeter Budi”, shpall këtë:

KONKURS PËR ZGJEDHJE TË PERSONELIT

KOLEGJI “PJETËR BUDI”

– 2 Mësimdhënës – Fusha e Ekonomisë

– 1 kandidat për Bashkëpunime Ndërkombëtare dhe Hulumtim

Kushtet për aplikim:

Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me ligjin e arsimit të lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Rregulloret dhe  Statutin e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Të drejtë konkurrimi për pozitën e Mësimdhënësit kanë vetëm ata që kanë gradën Doktor Shkence – PhD.

  • Përvojë të suksesshme në mësimdhënie, hulumtimit dhe praktikës profesionale së paku 3 vite (bashkëngjit referencën).
  • Diplomë Doktorature, ekuivalente me niveli e 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe vendimi mbi nostrifikimin nga MASHT nëse grada është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
  • Publikime tё artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike të publikuara nëpër revista ndërkombëtare. Sё paku 1 publikim nё revistat shkencore me impakt faktor >0 të indeksuara në databaza me renome (Kriteri sipas UA i MASHT_01/2018),
  • Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për pozitën Zyrtar për Bashkëpunime Ndërkombëtare dhe Hulumtim përparësi kanë kandidatët me gradën Doktor Shkence – PhD.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kërkesa për aplikim (e hartuar nga aplikuesi),
  • Biografia (CV),
  • Dokument Identifikues valid i Republikёs sё Kosovёs, ose shtetit nga vini,
  • Çertifikata e lindjes dhe statusit martesor (në rast se i/e martuar),
  • Dëshmia nga organet kompetente që nuk janë nën hetime,
  • Kopjet e Diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës),
  • Vendimi për thirrjen akademike paraprake (në rast se kandidati e ka),
  • Lista e publikimeve shkencore me linqet e publikimeve,
  • Dëshmitë për publikime,
  • Dëshmitë për pjesëmarrje aktive dhe pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare,
  • Dëshmi për pjesëmarrje në projekte të ndryshme,
  • Dëshmi për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme,
  • Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikoni.
  • Dorëzimi i dokumentacionit:
  • Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Me qëllim të parandalimit të kontaktit fizik gjatë kohës së pandemisë, aplikimet në konkursin për zgjedhje/rizgjedhje të personelit akademik, do kthehet në aplikim ONLINE!

Dokumentet e skenuara duhet të dorëzohen në email: [email protected], duke filluar nga data 30.07.2020 deri më datë 14.08.2020.

Shkarko konkusin

Share this:

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/