Loading

Muaj: Qershor 2019

Gjithmonë falënderues! Koha i jep edhe më shumë vlerë veprës tuaj!

Çdo kontribut që marrim nga ju  shkon drejtpërdrejt në ardhmërinë tonë. Kjo mbështetje na lejon të vazhdojmë të punojmë ashtu siç duhet, ta ruajmë dhe ta mbrojmë atë kontribut  për çdo vit.
Sot shënojmë një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të krijuar me sakrificën e popullit dhe me shpirtin e madh e human të botës së përparuar, që parandaloi një epokë të rëndë të gjenocidit e të përhumbjes dhe që riktheu forcën e shpresës.

Faleminderit!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” po vijojnë punën praktike në Doganën e Kosovës

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” – Prishtinë, në kuadër të lëndës Punë Praktike Doganore  po vijojnë punën praktike në Doganën e Kosovës. Puna praktike u mundësua falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Kolegjit “Pjetër Budi” dhe Doganës së Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit dhe Doganës së Kosovës e filluar në vitin 2005, po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Gjatë praktikës, studentët do të kenë mundësinë e fitimin të shkathtësive praktike për punën në Doganën e Kosovës, përkatësisht për procedurat doganore të import – eksportit, transitit të mallrave, procedurave me ndikim ekonomik, etj.

Kolegji e falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunimin e treguar ndër vite.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Ejup Maqedonci- ish student i Kolegjit “Pjetër Budi”, përfundoi studimet master në SHBA.

Ish student i Kolegjit “Pjetër Budi” z. Ejup Maqedonci, diplomohet në Kolegjin e Luftës (U.S. Army  War College) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ejup Maqedonci fitoi gradën shkencore Master në Studimet Strategjike (Master of Strategic Studies) dhe në të njëjtën kohë përfundoi me sukses superior edhe kualifikimin Joint Professional Military Education Phase II.  Z. Maqedonci i cili mban gradën nënkolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, paraprakisht ka diplomuar në Kolegjin “Pjetër Budi” në drejtimin Doganë dhe Shpedicion. Z. Maqedonci ishte njëri nga tre (3) përfituesit e bursave për studime që Kolegji “Pjetër Budi”  kishte ndarë për pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), në vitin akademik 2006-2007. Z. Maqedonci është regjistruar në studimet master në SHBA, me diplomën baçelor të fituar në Kolegjin “Pjetër Budi”. Pranimi i diplomës së Kolegjit “Pjetër Budi” nga SBA-ja, dëshmon për kualitetin e studimeve të cilat i ofron institucioni jonë.

Kolegji “Pjetër Budi” është krenar me të arriturat e ish studentit tonë dhe në të njëjtën kohë i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Diplomimet Master në Kolegjin “Pjetër Budi”

Me datë 08/06/2019 në Kolegjin “Pjetër Budi” diplomuan studentët:

VJOSA SHEHU

Punimi Master me titull: “Kuptimi i dëmit sipas të drejtës kontestimore dhe roli i Institucionit të Ndërmjetësimit”.

Grada shkencore e fituar: Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhim i Sigurimeve.

PATRIOT ZHUNIQI

Punimi Master me titull “Parimet ekonomike të afarizmit të kompanive të sigurimit me fokus Treguesit Carmel”,

Grada shkencore e fituar: Master i Arteve i Sigurimeve.

VJOLLCA BEGU

Punimi Master me titull:  “Menaxhimi i dëmeve – Rasti i Byrosë Kosovare të Sigurimeve”

Grada shkencore e fituar: Master i Arteve i Menaxhmentit, specializimi Menaxhim i Sigurimeve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Dita e çlirimit të Kosovës, 12 Qershori!

Dita e çlirimit të Kosovës 12 Qershori, paraqet një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të krijuar me sakrificën sublime të popullit dhe me shpirtin e madh e human të botës së përparuar, që parandaloi një epokë të rëndë të gjenocidit e të përhumbjes dhe që riktheu forcën e shpresës.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/