Loading

Muaj: Prill 2019

Urime 1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punës

Urime 1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punës. Kjo ditë i dedikohet punëtorëve në mbarë globin, të cilët me punën e përkushtim ndikojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

Poashtu iu njoftojmë se në Kolegjin “Pjetër Budi” nuk do të punohet ditën e mërkurë, me datë 01/05/2019.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime Festën e Pashkëve Ortodokse

Kolegji “Pjetër Budi” uron te gjithë besimtarët ortodoks gëzuar Pashkët. Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat në jetë  dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja.

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, me rastin e festës “Pashkët Ortodokse”, në Kolegjin “Pjetër Budi” nuk do të punohet ditën e hënë, me datë 29/04/2019.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS)

Kjo marrëveshje bashkëpunimi lidhet në Kolegjin“Pjeter Budi”, mes Dekanit Prof. Ass. Dr. Orhan Ceku dhe Prof.Ass. Ines Dika, përfaqësuese e përhershme e S.T.A (Country Master Distributor for ETS), bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ për Gjuhët për ciklin e studimit të dytë apo të tretë, të datës 22/02/2018, Prot. 912.

Objekti i këtij protokolli është të garantojë bashkëpunimin midis Kolegjit “Pjeter Budi”dhe S.T.A, me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës Angleze e Frenge dhe të garantojë çertifikimin zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit.

STA merr përsipër të testojë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”dhe jo vetëm, në formatin “paper based”  dhe zgjasin vetëm 2 ore. Testet  janë për Gjuhen Angleze, përkatësisht 2 variantet e testeve, TOEFL ITP® dhe TOEIC® L&R dhe për Gjuhen Frënge, përkatësish testi TFI™. Te tre testet janë të akredituara nga CEFRL si teste të standardizuar për njohjen e gjuhës angleze dhe frënge, si dhe nga Udhëzimi Administrativ i mësipërm. Rezultatet vijnë brenda 7 ditë pune dhe do të tërhiqen në Kolegjin “Pjetër Budi” .

Siguron që studentët e testuar të deklarojnë qartë nëpërmjet aplikimit Online: https://sta-edu.com/registration/, të dhënat personale si emër, mbiemër, numrin e kartës së identitetit, vendlindjen dhe vendbanimin e të dhëna të tjera.

Poashtu  STA merr përsipër korrigjimin, shpërndarjen dhe administrimin e testeve, duke ruajtur Standardin Ndërkombëtar, nëpërmjet një stafi tërësisht amerikan.

Për të gjithë studentet dhe stafin akademik të “Pjetër Budi”, ofron falas te gjitha  materialet didaktike dhe ligjëratat informuese.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” vizituan Oden Ekonomike të Kosovës

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, përkatësisht studentët e Programit Doganë dhe Shpedicion në kuadër të lëndës “E Drejta e Konkurrencës” me profesor Naser Gjinovci, realizuan një vizitë studimore në  Oden Ekonomike të Kosovës. Gjatë vizitës, studentët u njoftuan për punën dhe veprimtarinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm në vendin tonë i cili punon në promovimin e bizneseve vendore.

Krahas vizitës studimore për studentët u majtë një ligjërata nga znj. Olivera Ceni nga departamenti për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK. Fokusi i ligjëratës ishte roli i Doganës në konkurrencën ekonomike dhe tregtia ndërkombëtare si faktor i rritjes ekonomike të Kosovës. Studentët u përfshinë në debat dhe parashtruan disa pyetje për ligjëruesen.

Vizita studimore u realizua konform planeve mësimore të Kolegjit për implementimin e pjesës praktike të lëndës përkatëse. Studentët u ndanë të kënaqur nga vizita studimore, dhe e falënderuan profesor Gjinovcin për organizimin e kësaj vizite!

Kolegji “Pjetër Budi” e falënderon Oden Ekonomike të Kosovës për organizimin e vizitës studimore të studentëve.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime për shumë mot Pashkët!

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit Katolik.
Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëritjetrit.

Urime për shumë mot Pashkët!


Poashtu, bazuar në ligjin nr. 03/L-064 si dhe kalendarin e festave zyrtare për vitin 2019,
njoftoheni se me rastin e festës së Pashkëve Katolike:
Dita e hënë, 22.04.2019 do të jetë ditë pushimi.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Takim mes Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Erasmus+

Në organizmin e MASHT në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë, të premten është zhvilluar një takim me rektorët e institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ku ka marr pjesë edhe Dekani i Kolegjit “Pjeter Budi” Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku. Në këtë takim është diskutuar për qasjen në programin “Erasmus +” dhe për të koordinuar veprimet, në mënyrë që të sjellim sa më shumë fonde në Kosovë.
Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se programi “Erasmus +” është shumë i rëndësishëm sa i përket mobilitetit të studentëve, profesorëve dhe ndërkombëtarizimit të Arsimit të Lartë. “Ne, duhet të fokusohemi në eliminimin e çdo barriere, në mënyrë që institucionet tona të arsimit të lartë të mund të përfitojnë sa më shumë nga programet e “Erasmus +. MAShT është e gatshme që, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të hartojë politika që do të ndikonin direkt në ngritjet e kapaciteteve profesionale të stafit akademik brenda institucioneve tona.”, theksoi ministri Bytyqi

Institucionet e Arsimit të Lartë janë të bindura se shfrytëzimi i mundësive të ofruara nga Programi Erasmus+ kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimit të vlerave akademike dhe sociale.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Ekspertja ligjore Teuta Rudi mbanë ligjëratë në Kolegjin “Pjetër Budi”

Ligjerata është mbajtur me studentët e drejtimit “Dogana dhe Shpedicion”  lidhur me të drejtën e konkurrencës në BE dhe aplikimin e normave të saj në legjislacionin Kosovar.

Studentët patën mundësi të njoftohen se si mbrohet konkurrenca në tregun e brendshëm të BE-së nga aspekti juridik dhe çfarë ndëshkime ndërmerr Komisioni Evropian ndaj marrëveshjeve të ndaluara siç janë: kartelet, bashkimet e ndërmarrjeve dhe abuzimin me pozitën dominuese. Në këtë kontekst, iu referuam disa rasteve të Komisionit si dhe vendimeve  të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjithashtu, me theks të veçantë u trajtua funksionimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ku studentët patën rastin të informohen më shumë për rolin e këtij institucioni në mbrojtjen e konkurrencës, mënyrën e investigimit të tregut, shqiptimin e sanksioneve duke marrë shembull vendimet më rëndësi të Autoritetit.

“Teuta Rudi aktualisht është e angazhuar si eksperte ligjore në projektin e financuar nga Komisioni Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, ndërsa paraprakisht ishte e angazhuar në projektin për transpozimin e Direktivës së BE-së për Shërbime. Teuta angazhimin e saj e filloi në institucione publike duke përfshirë Komunën e Mitrovicës si dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Kolegji “Pjetër Budi” bashkorganizator i Konferencës shkencore ndërkombëtare

Në Ulqin, Republika e Malit të Zi, u organizua Konferenca shkencore ndërkombëtare me titull  “Strategjia për zhvillim ekonomik – lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit“. Kjo konferencë ndërkombëtare tradicionale u organizua nga “Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim” në bashkëpunim me disa universitete te tjera ,ndër ta edhe  Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë.

Në këtë konferencë, e cila është bërë tradicionale – konferenca e XI-të më radhë, morën pjesë më shumë se 100 studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe i tërë Ballkani por edhe nga Evropa .  

Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë e falënderon për bashkëpunimin e treguar “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim”, njëherësh pjesëmarrësve të konferencës u dëshiron suksese të mëtutjeshme në promovimin e vlerave dhe dijeve të tyre shkencore.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

KONKURS

Për pranimin e 4 praktikantëve në këta sektorë:

1. Zyra Ligjore – 1 praktikant/e
2. Zyra e Komunikimit me Publikun – 1 praktikant/e
3. Zyra e IT – 1 praktikant/e
4. Zyra e Shërbimeve Administrative – 1 praktikant/e

KUSHTET

Për pozitën nr 1. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Të jenë studentë ose i diplomuar në drejtimë të juridikut.;
b) Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Për pozitën nr 2. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Të jenë studentë të drejtimeve të shkencave sociale ose i diplomuar;
b) Të njohin gjuhën angleze;

Për pozitën nr 3. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a) Diplomë Bachelor ose të jenë në vitin e fundit të studimeve në inxhinieri kompjuterike, shkenca kompjuterike, teknologji informacioni ose fusha të tjera të ngjajshme. 
b) Ta njohin gjuhën angleze;

Për pozitën nr 4. kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

a)Të jenë studentë të drejtimeve të shkencave sociale ose i diplomuar ;
b) Të kenë shkathtësi në punë me kompjuter;
c) Përparësi kanë studentët e Kolegjit ”Pjetër Budi”;
d) Të drejtë konkurrimi kanë edhe studentët nga universitete/kolegjet tjera;

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë duke e dërguar CV-në, në e-mail adresën : sherbimiadm@gmail.com deri me datën 10.04.2019.
Praktika fillon më 15 Prill dhe përfundon më 15 Korrik 2019.

Benefitet nga Praktika:
• Përgatitje për tregun e punës
• Ambient dinamik dhe miqësor të punës; 
• Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;
• Mundësi e themelimit të marrëdhënies së punës për praktikantet e suksesshëm.

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet aktin superior në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës, mirëpo Kushtetuta e Kosovës është më shumë se vetëm një grumbull i dispozitave kushtetuese dhe ajo bën më shumë se përcaktimin e organeve të pushtetit shtetëror dhe numërimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo Kushtetutë i dha jetë pavarësisë dhe i dha formë e frymë shtetit tonë, ndërsa qytetarëve të Kosovës u dha nderë dhe detyrime për t’i realizuar idealet kushtetuese që përcaktohen aty. 
Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/